Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

DITA BOTËRORE E LIBRIT – Nga Agim Baçi: Guidë për rikthim në shijen e leximit (Shënime për librin “Si një roman” të Daniel Pennac)

by te Sheshi
23/04/2015
in Të tjera
Reading Time: 3 mins read
A A
DITA BOTËRORE E LIBRIT – Nga Agim Baçi: Guidë për rikthim në shijen e leximit (Shënime për librin “Si një roman” të Daniel Pennac)

Kë të fajësojmë sot për bjerrjen e leximit? Shkrimtari francez Daniel Pennac ka tentuar të ngrejë telajon e madhe të soditjes mbi këtë fenomen mbarëbotëror ku mund të vëmë të gjithë pikëpyetjet se përse nuk lexojmë më si më parë. I ardhur “Si një roman” përmes përkthimit të Edmond Tupes dhe shtëpisë botuese “Pegi”, Pennac sjell një guidë jo vetëm të shqetësimeve të mosleximit por edhe të mundësisë për të rikthyer leximin. Përvoja e tij si mësues vjen në respekt të plotë të lirisë së lexuesit, por pa përjashtuar asnjë nga hezitimet e “të rriturve” për t’iu përkushtuar leximit. “Ku gabuam?”, pyet Pennac. E më pas, përgjigjet po vetë: “Menduam se të lexuarit është si të ecurit, që mësohet vetë. Por nuk është kështu, sepse leximi duhet udhëzuar”.

Ironikisht Pennac ka ndërtuar 10 rregullat e lexuesit, duke përfshirë “të drejtën për ta lënë librin në mes”, apo “të drejtën për të kapërcyer disa faqe”, apo edhe “Të drejtën për të mos lexuar fare”. Por të gjitha këto të drejta, të lëna “në dorë të lexuesit” janë vetëm parapërgatitja e madhe për të shkuar drejt leximit. Duke i dhënë të drejtë lexuesit të vendosë, Pennac veçse i jep rëndësinë që ka lexuesi për letërsinë, rëndësinë e madhe që ka lexuesi në të kuptuarit apo në shpërndajren e mesazhit.

Si mund ta rikthejmë magjinë e leximit? Duke kritikuar botën e pushtetshme të televizionit dhe internetit? Jo, nuk mund të fajësojmë askënd edhe pse nuk i përjashtojmë fuqinë që kanë këto fenomene në lënien pas dore të leximit sot në botë. Për Pennac është e rëndësishme që të gjejmë shtigje të reja të komunikimit për librin me qëllim që ajo magji që vjen për tyre të jetë “e dukshme”, domethënë e pranishme. Rojtarë të “këtij shtegu” të rëndësishëm për leximin janë udhëzuesit, mësuesit e mirë, debatuesit publikë, të cilët duhet medoemos të bashkëbisedojnë hapur për librin.

Por me çfarë magjie mundet ta joshim lexuesin? T’i themi që bota nuk është zbuluar prej tij? T’i themi që nuk është i vetmi që humb, por të tjerë përpara tij kanë humbur dhe ai mund t’i njohë përmes librit? T’i themi që për dashurinë ka qindra e qindra histori ku mund ta gjejë veten qoftë në zhgënjim ashtu edhe në sukses, e që të mos ketë nevojë t’i humbë ai të gjitha, por edhe të mësojë nga humbjet e të tjerëve?

Mund t’ia themi të gjitha këto, por herë me prindërit e herë me një mësues të mirë, që di ta sjellë librin si një ngjarje që mund të na ndodhë të gjithëve. Ose të dijë të na thotë se nga cilat libra nuk mund të shëtisim lirisht.

“Si një roman” është një guidë e rëndësishme për pyetje dhe përgjigje, për të respektuar lexuesin në qëndrimin e tij, por edhe për t’i dhënë të besojë se fuqia e letërsisë është e përbotshme, që të bënë me miq që në jetë mund të mos qëllojë kurrë që t’i njohësh, që të jep përshkrime që në shëtitje nuk do të kesh “fuqinë e syrit” t’i shikosh. Se, siç thotë Mark Tuein, “Çdo njeri në një vepër arti shikon atë që ka brenda vetes”. Ndaj, kush dëshiron të shohë më shumë gjëra brenda vetes duhet të përpiqet ta mbushë të brendshmen e tij me shije, histori, qëndrime apo gjykime që kanë ndodhur rëndomë në botë, në kohë të ndryshme, e që, për më tepër, mund të ndodhin dhe me atë vetë në të tashmen apo të ardhmen. Kjo është magjia e letërsisë, dhe kjo është guida e pyetje-përgjigjeve që Pennac sjell përmes një ironie të hollë, që shpotit çdokënd ëmbëlsisht drejt librit. /tesheshi.com/

Related Posts

Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor
Kryesore

Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor

03/07/2025
Si ndikon inteligjenca artificiale në mendjen njerëzore
Kryesore

Si ndikon inteligjenca artificiale në mendjen njerëzore

02/07/2025
Me sytë nga qielli: a është kjo puna juaj e ëndrrave?
Sociale & Shoqëri

Me sytë nga qielli: a është kjo puna juaj e ëndrrave?

02/07/2025
Next Post
Një aleat i mirë kundër plakjes, kungulli dhe vetitë e tij

Një aleat i mirë kundër plakjes, kungulli dhe vetitë e tij

FOTOLAJM/ Qyteti i së ardhmes, tërësisht ndryshe,  vertikal në mes të Saharasë

FOTOLAJM/ Qyteti i së ardhmes, tërësisht ndryshe, vertikal në mes të Saharasë

Opozita në Siri kërkon paqen me Izraelin: Shpresojmë të festojmë në Damask vitin tjetër

Opozita në Siri kërkon paqen me Izraelin: Shpresojmë të festojmë në Damask vitin tjetër

TË FUNDIT

  • Të fundit
Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

03/07/2025
Toka jonë: e rilindur apo e rivdekur?

Toka jonë: e rilindur apo e rivdekur?

03/07/2025
Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

03/07/2025
Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

03/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Nga Fitim Zekthi: Kriza e PD-së, si krizë kulturore

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni