Pastroni me furçë gjuhën
Halitosis (era e keqe e gojës) shkaktohet nga anerobic sulphur, baktere që gjendet nën sipërfaqen e gjuhës. Ndaj, pastrojeni gjuhën me kujdes me anë të furçës së dhëmbëve, apo të furçave që kanë posaçërisht pastrues për gjuhën.
Bëjeni këtë veprim dy herë në ditë ose sa herë që e ndjeni se fryma juaj nuk është aq e freskët.
Konsumoni ujë
Pështyma është mënyra më natyrale për dhëmbë dhe gojë të shëndetshme.
Bakteret që gjenden në gjuhë “lulëzojnë” në habitat të thatë, ndaj është e domosdoshme që të të pini 6 deri në 8 gota ujë në ditë për të ndihmuar pështymën.
Hiqni dorë nga kafja
Kafeina e than gojën dhe ngadalëson prodhimin e pështymës. Nëse kafes i shtoni qumësht keni edhe më shumë disanvantazhe, pasi, ky i fundit inkurajon rritjen e baktereve dhe erën e keqe. Nëse kafen e keni të domosdoshme, shoqërojeni atë me mollë ose xhinxher. Ose konsumoni një gotë ujë pas kafes. Nëse mundeni zëvendësojeni kafeinën e përditshme me çaj jeshil, që i lufton bakteret.
Mënjanoni sheqerin
Mënjanoni konsumimi e sheqerit pasi ushqen bakteret përgjegjëse për erën e keqe. Konsumoni mente dhe çamçakëz, mundësisht pa sheqer, për frymë të pastër e të freskët.
Konsumoni kos
Një studim japonez doli në përfundimin se konsumimi i kosit e mbante gojën më të pastër nga bakteret ndaj mos e ndani atë. Hiqni dorë nga duhani Përveç erës tipike të duhanit, nikotina ka vetinë të ngjitet pas dhëmbëve dhe gjuhës, pavarësisht se ju mund ta pastroni gojën shpesh. /tesheshi.com/