Të gjitha na ka ndodhur të na ketë zënë lemza dhe e dimë shumë mirë se sa shumë lodhet trupi gjatë kësaj kohe. Lemza nuk është gjë tjetër veçse kontraktim i padëshiruar dhe i shpeshtë i diafragmës, pavarësisht se ka shpjegime popullore nga më të ndryshmet popullore dhe të tjera. Ja disa mënyra nëpërmjet se cilave mund të pushoni lemzën:
Merrni një lugë kafeje me sheqer dhe hidhini disa pika uthull të fortë rrushi.
Për mjekimin e lemzës merrni 1-6 gjethe rrushi të egër , pasi e grimconi, e zieni në 200 gr ujë për rreth 10 min. Më pas e kulloni dhe e pini me gllënka.
Më përpara mjekët popullorë të fshatrave vepronin kështu: kur personin e zinte lemza dhe nuk pushonte me mjekimet e zakonshme, i zbraznin një pushkë në befasi për ta tronditur. Shpifni për të sëmurin sikur ai të kishte bërë faj të rëndë, me qëllim që t’i shkaktoni një tronditje morale që ta heqë mendjen nga lemza.
Merrni një të kuqe veze dhe 2 lugë pluhur kafeje i përzieni mirë dhe pastaj në to hidhni edhe një lugë lëng limoni, kështu krijohet një lloj kremi. Nga ky ilaç i jepet të sëmurit 1 lugë kafeje sa herë që e zë lemza.
Ka edhe metoda të tjera ndihmëse për të ndaluar lemzën. Në momentin që ju zë lemza merrni një gotë ujë e pijeni dhe me dorën tjetër mbyllni hundën që të mos merrni frymë me hundë. Kjo derisa të përfundoni gotën e ujit. Atëherë, hiqeni dorën nga hunda dhe do të shihni se lemza do të zhduket.
Është një metodë pak e ngjashme me të parën. Në momentin kur të zë lemza , merrni përsëri një gotë ujë për ta pirë, por në të njëjtën kohë një person tjetër duhet t’ju zërë vrimat e veshit derisa ta pini gotën me ujë, pastaj do të shihni se lemza nuk është më e pranishme./tesheshi.com/