Rutina e përditshmërisë suaj, mënyra sesi organizoni aktivitetet gjatë ditës, ndikon shumë në gjendjen tuaj fizike. Shpeshherë mund të ndodhë të ndiheni të lodhur e pa energji.
Por e keni ju në dorë të shmangni këtë gjendje dhe të ndiheni sa më energjikë, përmes disa ndryshimeve të vogla, të cilat duhet t’i bëni stil jetese. Për të qenë në formë gjithë pjesën tjetër të ditës, është mirë që të bëni disa ushtrime fizike në mëngjes.
Mjekët këshillojnë që pasi të hani, të viheni në lëvizje, që të ndihmoni metabolizmin e trupit.
Rekomandohet që përpara se të hani, të pini ujë, pasi kjo do të reduktojë nevojën për ushqim dhe nuk do të ndiheni të rënduar e të fryrë. /tesheshi.com/