Sekretarja e Shtetit në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, baronesha Jo Yce Anelay e nisi vizitën zyrtare në Kosovë me një takim me presidenten Atifete Jahjaga.
Pas takimit, baronesha Jo Yce Anelay tha se mesazhi për liderët kosovarë është i qartë, që Kosova duhet të formojë Specialen dhe të dëshmojë se është e gatshme për të ecur përpara.
Qëndrim të njëjtë ka shprehur edhe kryetarja e shtetit të Kosovës, e cila tha se vendi do ta kryejë detyrimin ndërkombëtar për formimin e Gjykatës Speciale. Ajo ftoi deputetët të votojnë sa më parë për këtë qëllim. /tesheshi/