Ministria e Punëve të Jashtme ruse ka vendosur të dëbojë në mënyrë të përsëritur diplomatët gjermanë dhe të kufizojë ndjeshëm numrin e tyre, raporton AA.
Në deklaratë thuhet se Gjermania ka vendosur edhe një herë të dëbojë në masë punonjësit e misioneve diplomatike ruse.
“Ne i dënojmë fuqishëm këto veprime të Berlinit, i cili vazhdon të shkatërrojë hapur të gjitha aspektet e marrëdhënieve ruso-gjermane, përfshirë ato diplomatike. Pala ruse, në përgjigje të veprimeve armiqësore të Berlinit, vendosi të dëbojë diplomatët gjermanë nga Rusia si pjesë e reciprocitetit”, thuhet në deklaratë.
Gjithashtu u vendos që të reduktohet sa më shumë numri i punonjësve të misionit diplomatik gjerman në Rusi dhe ky vendim iu përcoll Gezi Andreas von Geyr, ambasadorit gjerman në Moskë, në një takim të zhvilluar në Ministrinë e Punëve të Jashtme ruse. më 5 prill.
Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme ruse, Maria Zakharova, tha për kanalin televiziv rus Zvezda se numri i diplomatëve gjermanë të dëbuar nga Rusia është më i madh se 20. /tesheshi.com