Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha se takimi tjetër i kuartetit Turqi -Britani e Madhe -Gjermani-Francë, mbahet në shkurt në Stamboll.
Erdogan u takua me përfaqësuesit e mediave në Londër, ku ai udhëtoi me rastin e samitit të NATO-s, e aty, pasi informoi mediat mbi takimin e këtij kuarteti, tha se ata i dhanë theks të veçantë operacionit “Burimi i Paqes” i ndërmarrë nga Turqia në Siri, me fokus grupimet militare kurde, të cilat Ankaraja i quan terroriste.
Erdogan tha se ai kishte dorëzuar dokumente dhe informacione për operacionin, kryeministri britanik Boris Johnson, kancelares gjermane Angela Merkel, si dhe presidenti francez Emmanuel Macron.
Duke thënë se kjo treshe i pyeti se “kur do të largohesh nga Siria?”, Erdogan tha: “Unë i pyes ata: po ju çfarë po bën këtu? Keni një kufi me Sirinë? Jo! A po iu sulmojnë juve? Jo! A ju kërcënojnë? Jo! Atëherë çfarë po bën këtu? Ne zotërojmë 911 km kufijtë e përbashkët. Kërcënimi drejtohet tek ne … Ushtarët tanë po vdesin. A keni ju ndonjë të vrarë apo të plagosur! Jo. Atëherë çfarë po bën këtu?”.
Duke thënë se ai iu drejtua treshes duke i thënë se “ku e ke gjeni të drejtën të më bëni pyetje si kjo”, Erdogan shtoi:
“Shih… Unë e them hapur dhe qartë. Ne nuk do të lëmë Tel Abyad dhe Resulayn, d.m.th. një sipërfaqe prej 120 km gjatësia, dhe 32 km gjerësi, derisa paqja të rikthehet në të. Ne jemi aty për paqen dhe nuk do të largohemi derisa të rivendoset paqja. Kjo është përgjegjësia jonë!”, tha Erdogan. /tesheshi.com/