Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Dinastia Romanov: dilema e lashtë e druajtjes nga reformat që mund t’u kishin shpëtuar jetën

by te Sheshi
18/07/2017
in Artikuj të përzgjedhur, Bota & Rajoni, Kryesore
Reading Time: 3 mins read
A A
Dinastia Romanov: dilema e lashtë e druajtjes nga reformat që mund t’u kishin shpëtuar jetën

Qeverisja e Rusisë nuk ishte një perspektivë tunduese në vitin 1613, kur Romanovët e parë morën me hezitim fronin. Përgjatë tre shekujve që pasuan principata e rrudhur dhe e shkatërruar nga lufta, e Muskovitëve u shndërrua në një perandori kolosale, edhe pse me një kosto të lartë për nënshtetasit e shumëvuajtur të Romanovëve – dhe për vetë familjen, ku rrymat e politikave dinastike përfshinin vrasje, troturë dhe tradhti, ashtu sikundër mizoria ishte një gjë e zakonshme.

Historia e Simon Sebag Montefiore nis me Mihalin e mjerë e melankolik të zvarritur në rrënojat e Kremlinit nga luftëtarë konfliktualë të cilët kërkonin me dëshpërim unitet përballë mposhtjes nga Polonia e fuqishme. Në libër shfaqen të mëdhenjtë: Pjetri, me shtangien maniake dhe Katerina, uzurpatorja gjermane, ashtu dhe dështimet e pabesueshme si Aleksandri i Tretë që drejtoi Rusinë si një pronar tokash koprac. Në libër përfshihet edhe patetiku Nikolas i Dytë, cari i fundit, rrëzuar dhe ekzekutuar me shpejtësi së bashku me gruan e tij dhe fëmijët nga bolshevikët në vitin 1918. Mbretëria e tij e shënjuar nga e keqja, rifitoi imazh vetëm nga “hijeshia, durimi, humori dhe dinjiteti” që familja e rënë mbretërore  tregoi ndërsa mbahej rob.

Sistemi mbështetej në idenë se vetëm “një individ i plotë-fuqishëm bekuar nga Zoti” kishte aftësinë të drejtonte një shtet të tillë të pakufij, ndërkohë që personifikonte në të njëjtën kohë misionin e shenjtë të krishtërimit ortodoks.

Çelësi ishte tek delegimi. Pjetri dhe Katerina me gjithë mënyrat e tyre tiranike ishin të shkëlqyer në këtë punë: favoriti i Katerinës, Grigory Potemkin ishte një administrator i jashtëzakonshëm, plot dhunti, Alexander Suvorov një komandant ushtarak po aq impresiv. Monarkët e tjera më së shumti u përpoqën të drejtojnë vetë Rusinë, me rezultate që variuan nga indiferente në katastrofike.

Fansat e shumtë të autorit do të gjejnë shumë detaje për t’u kënaqur. Ashtu si dhe në libra të mëparshëm, sidomos për Stalinin, shkrimtari historian britanik,

Sebag Montefiore, ka aftësi të dukshme për rrëfimin e detajeve që krijojnë një narrativë që nuk haset shpesh. Historia e tij voluminoze për dinastinë mbretërore të Rusisë shfaq shumë veçanti të gjalla, argëtuese dhe të habitshme. Në të vërtetë, të surprizon me shkëlqimin dhe përgjakjen. Mutilimet e shumta, ekzekutimet dhe tmerre të tjera që aplikohen tek njëri-tjetri nga personazhet kryesore dhe ndaj vartësve të tyre përshkruhen me detaje të makthshme. Në veçanti, pasionet private të oborrit të Romanovëve, ruajtur në letra dhe ditarë, janë një paradë publike, siç janë detajet për Rasputinin, sjellja skandaloze e të cilit dhe këshillat e këqija afruan fundin e dinastisë.

Duke lënë mënjanë gjakun dhe skandalet, pena e autorit prodhon prozë të rrjedhshme, ndonjëherë plot vezullime. Shumë nga reflektimet e tij për epokën e Romanovëve aplikohen mirë edhe për sundimin e sotëm të Vladimir Putinit: “gjurma ruse e sjelljes” shkruan ai, është “servilizmi ndaj atyre që janë sipër, tirania ndaj atyre janë më poshtë”. Oborri rus ishte një panair pushteti: roli i tij si ndërmjetësues lejonte pjesëmarrësit të siguronin pasuri dhe tituj mbretërorë. Por, gjithashtu, u lejonte atyre të konkurronin pa kaluar në luftë civile apo revolucion. E gjitha kjo tingëllon shumë afër Kremlinit modern.

Sidoqoftë, kompleksiteti i materialit është mahnitës. Pjesa më e madhe e lexuesve do të kenë nevojë të njihen me pemën e plotë dhe të mbajnë lista të dobishme për të nisur secilin kapitull. Ka shumë emra që shpesh shfaqen fare pak. Ilustrimet mund të jenë një mënyrë që personazhet kryesorë të mbeten në mendjen e lexuesit.

Fokusi është ngushtësisht mbi intrigat e oborrit dhe në rolin e Romanovëve në politikën e lartë europiane. Ekonomia, biznesi, shoqëria dhe kultura marrin trajtimin minimal. Kjo është për të ardhur keq.

Alexander Etkind, një historian në emigrim, ka argumentuar se rrënja e fatkeqësive të Rusisë është pasuria e saj natyrore, që inkurajon sunduesit e saj të shfrytëzojnë vendin, ashtu si zotërinjtë kolonialistë, më shumë sesa ta zhvillojnë atë. Megjithatë pavarësisht sundimtarëve të tmerrshëm, toka e pafund ka nisur të modernizohet. Tragjedia është se Romanovët e njëpasnjëshëm ishin tepër të trembur dhe në rastin e Nikolasit të Dytë edhe jashtë realitetit, për të nisur reformat që mund t’u kishin shpëtuar. Kjo dilemë është po aq e njohur sa edhe e lashtë.

Përgatiti: Juli Prifti – /tesheshi.com/

Related Posts

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?
Diplomaci

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

03/07/2025
Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene
Lindja e Mesme

Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

03/07/2025
“Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez
Azia

“Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

03/07/2025
Next Post
Dy zbulime epokale arkeologjike të ndodhura së fundi rastësisht

Dy zbulime epokale arkeologjike të ndodhura së fundi rastësisht

Ekuadoriani Valencia: lojtari më i shpejti në botë, me topin në këmbë

Ekuadoriani Valencia: lojtari më i shpejti në botë, me topin në këmbë

Shkup: natën rrethohet vendi, të nesërmen merret vesh se do të ndërtohet xhami

Shkup: natën rrethohet vendi, të nesërmen merret vesh se do të ndërtohet xhami

TË FUNDIT

  • Të fundit
Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

03/07/2025
Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

03/07/2025
Ishte 3 korriku 1971…dita e fundit për këtë gjeni në mbrapshti

Ishte 3 korriku 1971…dita e fundit për këtë gjeni në mbrapshti

03/07/2025
Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

03/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Nga Fitim Zekthi: Kriza e PD-së, si krizë kulturore

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni