Kina e veriut mund të krenohet tashmë me makinën e vetë të akullt, e cila ka ngrirë pas temperaturave shumë të ulëta. Videoja e regjistruar në Qingdao tregon një makinë të rrethuar nga akulli, pasi ishte lënë e parkuar gjatë natës në një vend të rrethuar nga uji, i cili kishte ngrirë.
Makina ka ngrirë deri në atë pikë saqë dyert e saj nuk mund të hapeshin. Automjeti i ngrirë të kujton ngjarjet e ndodhura në Hamburg vite më parë, kur për shkak të temperaturave të ulëta, ngriu një tjetër makinë.
Disa ditë më pas, edhe makina e akullt, shkriu në Kinë. /tesheshi.com/