Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

    Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

    Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

    Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

    Anëtarët e NATO-s me shërbim të detyrueshëm ushtarak?

    Anëtarët e NATO-s me shërbim të detyrueshëm ushtarak?

    Debat mbi nikabin në vendin me shumicë muslimane

    Debat mbi nikabin në vendin me shumicë muslimane

    Reagimi i parë i Trump-it për partinë e re nga Musk

    Reagimi i parë i Trump-it për partinë e re nga Musk

    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

    Nga Turqia, mesazh Greqisë për F-35

    Nga Turqia, mesazh Greqisë për F-35

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Dikur miq, Drenasi përplas Kadri Veselin dhe Jakup Krasniqin: i kujtojnë të djeshmen njëri-tjetrit

by te Sheshi
15/12/2016
in Kryesore, Politikë
Reading Time: 4 mins read
A A
Dikur miq, Drenasi përplas Kadri Veselin dhe Jakup Krasniqin: i kujtojnë të djeshmen njëri-tjetrit

Nga Blendi Gashi

Balotazhi i Drenasit që do mbahet më datë 18 dhjetor ku në garë janë kandidati i PDK-së, Ramiz Lladrovci dhe ai i NISMA-s Isa Xhemajlaj ka bërë që të çojë në përplasje dy ish-miq e ish-bashkëpartiakë, Kadri Veselin dhe Jakup Krasniqin.

E ndonëse për vite të tëra bashkëjetuan nën një “çati politike”, ata sot nuk kursejnë fyerjet e akuzat në drejtim të njëri-tjetrit, duke u katandisur në “armiqtë”,më të mëdhenj në skenën politike kosovare.

Dhe kjo po ndodh për shkak të Drenasit, rivalitetit të atyshëm për ta marrë komunën drenicake, e cila pritet të shkojë në një tjetër votim pas balotazhit të dy javëve më parë.

Dhe në përplasjen mes tyre, një e pathënë është zbuluar, ajo që ka të bëjë me një bisedë të zhvilluar mes tyre pak para zgjedhjeve të 2010-tës, kohë Krasniqi e Limaj po ndaheshin nga shokët, gjë që i çoi drejt një partie të re.

E ndërsa Veseli thotë se bacën Jakup nga PDK-ja e largoi egoja dhe që sipas tij nuk do të mund të përfitojë kurrë aq sa ka përfituar nën petkun e PDK-së (edhe pse s’e thotë, sigurisht e ka për poste politike dhe përfitime materiale), Krasniqi mohon një gjë të tillë duke pohuar se është pikërisht ai që më 2010 ka kërkuar, siç thotë, që të ruhet partia; por që Veseli ka dashur të punojë për interesat e tij personale e jo të partisë.

Veseli: Bacën Jakup e largoi egoja nga PDK-ja

Është kreu aktual i PDK-së që ka provokuar Krasniqin, pasi në një mbledhim të partisë të mbajtur në fshatin Negroc të Drenasit që është vendlindja e Krasniqit, i ka dërguar “selame” këtij të fundit për braktisjen e PDK-së, duke i thënë se kurrë nuk do të përfitojë aq sa ka përfituar sa ishte pjesë e PDK-së.

Veseli braktisjen e Krasniqit në drejtim të Nismës e cilësoi si veprim egoje të tij.

“Dëshirova pikërisht në Negroc se e di që ka me i shku ky selam bashkëluftëtarit tim Jakup Krasniqit. Se nuk ka vepruar mirë. Ka me u harru 18 vjetori, ka me u harru, po marrja ka me mbet sepse nuk varet shpirti nga ne. Nuk duhet të varet për politikë, për ego e për shkak të karrierës. Mbajeni në mend ju bashkëfshatarë të Jakup Krasniqit se ai kurrë në jetën e vet nuk do të përfitojë aq sa ka përfituar sa ka qenë në Partinë Demokratike të Kosovës. Veç ka me shku në pension se nuk do të përfitojë asgjë më shumë. Nuk është korrekte”, ka thënë Veseli.

Kreu i PDK-së më tej ka thënë se veprimtarisë së Krasniqit nuk ja heq asnjë presje, por sipas tij egoja e ka larguar nga partia.

“Edhe sot i them baca Jakup: Nuk është mirë që ai t’i skuq bashkëluftëtarët e vet. Nuk do të isha unë sot këtu duke folur për kundërkandidatin e partisë së Jakupit. Ka qenë mirë që ai sot të ishte me ne këtu në Negroc. Nuk është mirë që ai nuk është me mësuesin Sherif, as me Ilminë, as me Feratin,as me Sokolin nuk është. Me neve e ka nda kohën më të vështirë, për veprimtarinë e tij nuk ia heqim asnjë presje, ka qenë bashkëluftëtar dinjitoz që e ka mbrojt vendin e vet kudo që ka shkuar, por te egoja ka gabuar”, ka thënë veç të tjerash Veseli në porosinë drejtuar Krasniqit.

Krasniqi – Veselit:  Më 2010-të më thatë “kam vendosur që t’i shikoj interesat e mia, secili le t’i shikon interesat e veta”

Nuk ka vonuar shumë dhe ka reaguar Jakup Krasniqi i cili ja ka kujtuar Veselit një bisedë që ka pasur me të para zgjedhjeve të vitit 2010, ku siç thotë ka kërkuar nga Veseli të ruajnë partinë, pra PDK-në (edhe pse në atë kohë zyrtarisht Kadri Veseli s’ka qenë pjesë e partisë).

Krasniqi, në kundërpërgjigjen e tij për Veselin thotë se partia NISMA që e formoi me Fatmir Limaj u formua për të fituar demokracia në Kosovë.

“Nuk e formuam Nismën për te fituar ne, por për te fituar demokracia në Kosovë, Drenicë e Drenas, mbase edhe në Negroc, në fshatin tim të lindjes! Aty ku ju e kërkoni fitoren më me ngulm! Dhe ju te “urtët” e dini pse e bëni ketë! E bëni për të thënë nesër, në mediet e portalet tuja te shpifura e të blera: Jakupin nuk e do as fshati i vet?! A kush do të duhej ta dinte më mirë se ju, ku i kishit dyert e hapura në vitet e vështira në fshatin Negroc dhe jo vetëm aty? Po të kishit fare pak njerëzi, nuk do të m’i çonit porosit nga aty. Pse heshtet deri tani? Kur ju kërkoja te “Ariu” (para zgjedhjeve te vitit 2010) që ta ruajmë partinë, që më vonë e more. Me pate thënë: “Kam vendosur që t’i shikoj interesat e mia, secili le t’i shikon interesat e veta”. Aty e kam ndërprerë bisedën. Nuk me kujtohet që kemi biseduar ballë për ballë më për ketë çështje ndonjëherë tjetër. Ndërsa, nëse keni mbetur për votat e Negrocit, bëni si t’ia bëni, e merrni disi?! Nuk ka rëndësi sesi i merrni votat ju atje! Ketë gjithkush e dinë ne Republikën tonë! Mbase e dinë edhe Brukseli e Uashingtoni që shpesh thirreni e a thirreni për interesin e vendit, kjo është çështje tjetër!”, thuhet në reagimin e Krasniqit.

Mes tjerash ky i fundit i bën thirrje bashkëfshatarëve të tij që të votojnë lirshëm, për kandidatin që i besojnë se e meriton votën e tyre, derisa ka një porosi për ish-bashkëpartiakët e tij.

“Por edhe ju “demokratët” e përbetuar, leni të lirë qytetarët e Drenasit që të votojnë sipas besimit te tyre të lirë, pa presion, pa joshje me vende pune që nuk janë askund e as me frikën për humbje të punës. Ju ata njerëz nuk i paguani me parat tuja. Buxheti është edhe i yni sa është edhe i juaj. Mos e shkelni dinjitetin e njerëzve deri në ketë derexhe! Boll ma!”, thuhet në reagimin e Krasniqit.

Mbetet të shihet në ditët në vazhdim nëse do ketë ndonjë përplasje të re mes ish themeluesve të UÇK-së që sigurisht më pas do të qesin në pah edhe ndonjë përplasje të re mes tyre të ndodhur ndër vite. /tesheshi.com/

Related Posts

Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid
Kryesore

Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

07/07/2025
Mesazhet: një Athinë ndryshe nga Korça
Politikë

Mesazhet: një Athinë ndryshe nga Korça

07/07/2025
A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?
Analizë

A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?

07/07/2025
Next Post
Paralajmërimi i ambasadorit britanik në BE: Brexit mund të zgjasë edhe 10 vite

Paralajmërimi i ambasadorit britanik në BE: Brexit mund të zgjasë edhe 10 vite

Votat e BDI-së dhe PDSH-së rrëzojnë ankimimin e BESËS për një mandat

Votat e BDI-së dhe PDSH-së rrëzojnë ankimimin e BESËS për një mandat

E paparë: ja se si një lugë vaj ulliri qetëson dallgët në liqen (video)

E paparë: ja se si një lugë vaj ulliri qetëson dallgët në liqen (video)

TË FUNDIT

  • Të fundit
Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

07/07/2025
Mesazhet: një Athinë ndryshe nga Korça

Mesazhet: një Athinë ndryshe nga Korça

07/07/2025
A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?

A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?

07/07/2025
Michael Douglas: “S’sua të vdes në shesh xhirimi!”

Michael Douglas: “S’sua të vdes në shesh xhirimi!”

07/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni