Tedi Blushi, deri dje reporter politik i paanshëm, sot është shndërruar në një aktor të zellshëm politik. Prej vitesh, ai është krahu i djathtë i Ilir Metës, kunë dalje publike nuk ka më asgjë nga ish-gazetari i dikurshëm.
Kjo metamorfozë e tij shkakton dhe “incidente” në studio, në rastet kur është përballë me ish-kolegë. Siç në rastin me Klodiana Lalën, një gazetare e njohur kronike.
Së fundi, mes tyre pati një përplasje verbale, në të cilin ngriti krye e kaluara e tyre e përbashkët si kolegë gazetarë. Shkak ishte Meta.
Blushi: Zonja Lala ka thënë një të pavërtetë të madhe. Atë që cituat nga prokuroria e keni tërësisht të pavërtetë…
Për fat të keq prokurorët e SPAK keqpërdorin gazetarët dhe unë mund t’ua faktoj me fakte prej të paktën dy vitesh. Meqë është zonja Lala aty, në prill të vitit të kaluar paralajmëronte arrestimin e Ilir Metës brenda prillit.
Lala: Tejkaloje këtë Blush. Na thuaj ndonjë gjë të hajrit. Lëri këto dënglat me mua! Vazhdo se të njoh herët. Lëri dënglat me mua se të njoh herët. Mbro Ilir Metën, mos më bëj gjyq publik mua se më njeh shumë mirë profesionalizmin tim. Tejkaloje këtë Ted se nuk të falet. Vazhdo planin çoja deri në fund shefit tënd.
Blushi: Zonja Lala!
Lala: Meqë më the zonja Lala, tejkaloje dhe bëj pjesën tënde politike. Gjykimin publik nuk ma bëni ju. Vazhdo të lutem se nuk më tregon ti mua se si bëj gazetari. Të paktën ti jo. Vazhdo te hapi i dytë, te hapi i dytë, çoji deri në fund këshillat politike të Ilir Metës. Gjyq publik nuk më bëni ju Tedi Blushi, se të njoh mirë dhe sa për profesionalizëm nuk ke gojë të flasësh. Minimalisht duhet të ulësh kokën përballë meje. Vazhdo të thuash çfarë të kanë dhënë urdhër.