Vetura e shefit të grupit parlamentar të LDK-së, Ismet Beqirit, është djegur krejtësisht sot në orët e para të mëngjesit.
Vetura e tipit Volkswagen Passat ka qenë e parkuar para banesës së Beqirit në Prishtinë.
Zjarrfikësit dhe Policia e Kosovës kanë mbërritur në vendin e ngjarjes për të shuar zjarrin dhe për të kryer hetime.
Fenomeni i djegies së makinave është i përsëritur në Kosovë. Deri tani u janë djegur veturat familjes së ministrit Memli Krasniqi, zëvendësministrit Bajram Gecaj, dhe është tentuar t’i digjet po ashtu shefit të grupit parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci. /tesheshi.com/