Universiteti i Prishtinës, përkatësisht ndërtesa e Fakultetit të Filologjisë, është përfshirë nga zjarri.
Dekani i Fakultetit të Shkencave Matematikore Natyrore, Tahir Arbneshi, ka thënë se dyshohet se zjarri është shkaktuar nga djegia e mbeturinave.
“Ne konsiderojmë se ky dëm është shkaktuar nga djegia e mbeturinave”, ka thënë ai.
Ndërsa në vendin e ngjarjes ka shkuar edhe ministri i Arsimit, Shyqyri Bytyqi i cili tha se akoma nuk dihet saktësisht se çfarë ka ndodhur, por dëme brenda objektit nuk ka përveç në anën e jashtme. /tesheshi.com/