Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result
Te Sheshi
No Result
View All Result
Porosit Web Porosit Web Porosit Web

DIFERENCAT/ Mes formës dhe përmbajtjes: ku ndryshojnë protestat e opozitës dje me ato sot

by te Sheshi
13/05/2019
in Artikuj të përzgjedhur, Kryesore, Politikë
Reading Time: 7 mins read
A A
DIFERENCAT/ Mes formës dhe përmbajtjes: ku ndryshojnë protestat e opozitës dje me ato sot

Këto kohë kur opozita është angazhuar si asnjëherë në një stinë protestash, që pas aktit ekstrem të djegies së mandateve, është tentuar të vihet një paralele me ato të opozitës së djeshme. Simbol mbetet 21 Janari me dy anë të saj, intepretuar sipas pozicioneve; njëri nga vrasjet e shtetit e tjetri nga sulmi ndaj shtetit.

Por a kanë ndryshime protestat e socialistëve dje nga këto të demokratëve sot?

Këtu ja vlen për të kujtuar se protestat e opozitës socialiste nisin nëmandatin e dytë, pra pas zgjedhjeve të vitit 2009. Në mandatin e parë, Rama pati një përqëndrim më të madh te reformimi i PS-së, ku pjesën e opozitës ndaj pushtetit e shfrytëzoi vetëm me narrativë klasike, pa gjuhë ekstreme, e madje duke tentuar ta reformojë dhe këtë pjesë, me ofrimin e versionit denoncues me dërrasë të zezë e shkumës, realizuar fillimisht në selinë rozë nga Saimir Tahiri, ahere rishtar në politikë.

PS madje i qëndroi larg dhe një proteste unike të stafit të Top Channel-it në maj të 2007-ës, mbajtur para Kryeministrisë pas një gjobe disamilionëshe të Tatimeve ndaj kësaj Digitalb-it.

Për më tepër, pak vite më vonë, Rama do jepte dhe një vlerësim pozitiv për tre vitet e para të qeverisjes Berisha. Fotografi e kësaj vetëpërmbajtjeje opozitare qe Gërdeci.

Rama shkon në spital për vizitë te të plagosurit, e atje, i ballafaquar fizikisht me Berishën, këmbejnë njerëzisht dy a tri fjalë, dhe kreu socialist largohet me një të rrahur ngushëlluese shpatullash ndaj rivalit politik. Ishin orë ku ende nuk kishte dalë asnjë detaj implikues politik për ngjarjen e rëndë.

E para protestë e PS-së do ishte ajo pas vdekjes së Kosta Trebickës. Zhvillimet mbi Gërdecin kishin marrë tjetër kahje. Kishin dalë të tjera të dhëna dhe pushteti shihej si i përzierë në aferën e çmontimit të municioneve. Ndaj, gjetja i pajetë e Kosta Trebickës, u përkthye si një “dorë e pushtetit në vrasje”. Protesta u organizua krapërkrah LSI-së, gjithashtu si parti opozitare, por që në ato kohëra kishte nisur gërricjet e para me PS-në, të cilat do finalizoheshin si ndarje dy vite më pas me kalimin në koalicion me Berishën. Ishte një protestë krejt normale.

Kaq sa i përket mandatit të parë ku Berisha qeverisi gati pa asnjë kokëçarje nga opozita. Rama i dhuroi një katërvjetësh komod, kohë të cilën kryesocialisti i ri e shfrytëzoi më së shumti me të tijtë brenda partisë.

E vetmja qe ajo e prag-zgjedhjeve lokale të vitit 2007-të, kur Rama kërcënoi me bojkot për shkak të listave dhe kartave të identitetit, gjë e cila çoi në shtyrjen e tyre pas plotësimit nga pushteti të asaj çfarë kërkonte opozita. Ishte ky momenti kur Berisha do takohej vëllazërisht me Nanon për presion ndaj Ramës, e nën një ndjenjë plotfuqishmërie pushteti, do iu shpallte gazetarëve se ç’farë kishte thënë për ish-kryesocialistin dikur në opozitë, ishin vetëm sa për arsye elektorale. Sot e kësaj dite, ai sinqeritet i Berishës nuk merret fare në konsideratë nga ajo pjesë medias që ka zgjedhur t’ja përcjellë besnikërisht çdo akuzë të lëshuar ndaj kundërshtarit politik.

Vijmë në katërvjetëshin e dytë të PS-së në opozitë. Protestat nisin që pas zgjedhjeve, me kredon e njohur në trajtë kërkese “Hap kutitë, ose largohu”.

Duke iu referuar një pike të kodit zgjedhor, ku thuhej se aty ku ka dyshime, çdo force i lind e drejta për të kërkuar hapje kutie e rinumërim, PS kërkonte që të hapeshin disa sosh, në disa zona. PD nuk pranonte dhe këtu nisi acarimi. Rama nisi një valë protestash para Kryeministrisë, aspak imponuese për nga masiviteti, më tepër militanteske sigurisht, por dhe pa asnjë incident. Edhe gjuha tejet e kontrolluar. Fjalë si “shporru” apo “tërheqje zvarrë”, të zakonshme deri në normalitet në ligjërimin e opozitës së sotme karshi tij, nuk ekzistonin në fjalorin e opozitës së djeshme. Mbi të gjitha, reagimi qe karshi një padrejtësie të pretenduar në kuadër të “rregullave të lojës” e jo ndaj keqqeverisjes. Në aspektin klasik, për çdo opozitë në botë qeveria po keqqeveris. Dhe kjo është një prej diferencave në përmbajtje të dy modeleve opozitare. Sot, edhe pse opozita është kapur pas një përgjimi, duke zgjedhur ta kontekstualizojë politikisht duke e përkthyer si “provë blerje votash”, e ka të përqëndruar të gjithë narrativën te keqqeverisja.

Duke iu rikthyer sjelljes opozitare të djeshme, protestat për kutitë vijojnë deri sa Rama vendos hyrjen në grevë urie. Ishte ky akti më esktrem, por gjithnjë në emër të një të drejte të mohuar në planin e “lojës politike”, siç pretendohej. Veç bllokimit të bulevardit para Kryeministrisë për disa javë me radhë, nuk pati asnjë lloj incidenti tjetër. Gjithçka u mbyll pasi palët u ofertuan për të biseduar në një darke te restorant “Crocodile” në Strasburg.

Post-darka qe një tjetër goditje për Ramën, pasi Berisha jo vetëm që nuk hap asnjë kuti, por shkon dhe i djeg ato në formë sfiduese. Megjithatë Rama nuk i kthehet më rrugës. Asnjë reagim, asnjë protestë. E kjo deri te 21 Janari. Ridalja në rrugë atë ditë ndodhi për shkak të një video-përgjimi transmetuar në televizion, ku Ilir Meta, ministër i Jashtëm i qeverisë Berisha, shfaqej duke bërë pazare me të ndjerin Dritan Prifti, ministër i Energjitikës. PS, padyshim e mbushur nga keqtrajtimi që i kish bërë pushteti për rastin e kutive, fton për protestë.

Për herë të parë në rastin e saj, qyshse kishte rënë në opozitë në vitin 2005, po shfaqej dhuna. Ilir Meta, edhe për shkak se i qe bërë mik Berishës duke e mbajtur dhe katër vjet në qeverisje, ku padyshim kish fituar si asnjëherë në llomkë të madhe pushteti, ishte “fitili ndezës” për shumëçka po ndodhte që nga zgjedhjet e 2009-ës, ku duhet thënë, kutitë ishin kryefjalë.

Dhuna e shfaqur po e kompromentonte rëndë PS-në, derisa ndodhën katër vrasjet e bujshme, që më pas kthyen gjithçka, në arsyetim dhe imazh.

PS doli dhe njëherë në rrugë, një javë më pas me një proteste të heshtur, si homazh për katër viktimat në bulevard. Procedimi ndaj eksponentëve të saj me akuzën për nxitje dhune, i nxorri të pafajshëm. Gjthçka do binte në qetësi për do kohë, gjjthsesi me tensionin e pranishëm politik diktuar nga katër vrasjet e paprecedenta, derisa vijnë zgjedhjet lokale.

Rama as që diskuton hyrjen në to. Madje mobilizohet fort duke i shpallur si politike. Kjo, për të nxitur elektoratin që votën ta hidhte politikisht, si nevojën e një testi e jo vetëm, për të matur forcat me kundërshtarin, që tashmë qe nën dy sigla – PD-LSI.

I fiton në mënyrë spektakolare, madje duke marrë për herë të parë bastione të PD-së, siç qenë Kavaja dhe Kruma në veri.

Fiton dhe të tijat, ato për Tiranën, përballë Bashës me 10 vota diferencë. Por këtu rikthehet tensioni për “votën”. PD vendos të hap kutitë! Me Arben Ristanin në krye të KQZ-së, të cilin më pas do e zgjidhte deputet dhe Sekretar të Përgjithshëm, Berisha dhe Basha do përfshiheshin haptazi në një operacion ndryshimi rezultati. Pas gati tre javësh ndodhi ajo që pritej: Basha, me një vendim gjyqësor “për procedurë”, lihet në fuqi si fitues i dalë nga KQZ.

PS i rikthehet rrugës së protestave, në fillim te KQZ e më pas me bllokim rrugësh e djegie gomash, një marrëzi që gjithsesi e ndërpreu shpejt. Rama pranon realitetin e ri jashtë Bashkisë së Tiranës pas 11 vitesh me tre mandate të fituara lehtësisht, kur dallon se dhe ndërkombëtarët e donin po ashtu jashtë.

Marrja e Bashkisë në atë formë, ishte konçensioni i fundit që po i jepej Berishës, njëherësh sinjali që po i jepej Ramës, duke i thënë se pavarësisht mënyrës se si, nëse ai aspironte qeverisjen duhej ta linte bashkinë.

Në dy vite të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të radhës, Rama heq dorë nga çdo protestë, ku veç një narrative klasike opozitare, i mëshom fort ofertës për qeverisje dhe nis ta ndryshojë raportin mes ofertën dhe akuzës, duke i dhënë përparësi të parës para të dytës. Shtoi kësaj dhe një lëvizje shahistike me rilidhjen e aleancës me LSI-në, një akt me efiçencë politike por me një risqe morale, kryesocialisti bën të mundur marrjen e pushtetit. Miti që Berisha kishte të gjitha pushtetet në dorë e vështirë të rrëzohej, siç u pa qe thjesht një mit.

Diferenca: reagimet e opozitës së djeshme kundrejt pushtetit ishin në emër të rregullave të lojës, me pretendimin se ato po cenoheshin, përjashto 21 Janarin, e jo për keqqeverisjen. Me llojin e narrativës që ka PD që kur u krijua, e cila pasqyron katërcipërisht e në çdo detaj tiparet politike të Berishës e gjuhën e tij, çdo qeverisje kur ajo është në opozitë është më tepër se e keqe, kriminale e anti-shqiptare, e çdo kundërshtar politik gjithashtu, një djall që duhet tërhequr zvarrë fizikisht deri në zhdukje politike. Ky është një standart tashmë.

Edhe pse mund të kontestohet etikisht kjo sjellje, ajo gjithsesi është brenda suazave të së drejtës demokratike në lirinë për të zgjedhur llojin e perceptimit. Por, duke iu referuar precedentit të opozitës së djeshme, pyetja që vjen sot është ajo se ç’padrejtësi i ka bërë pushteti opozitës së sotme, gjer sa kjo shkon deri të djegia e mandateve? Në jetën parlamentare asnjë, nuk i është mohuar asnjë e drejtë. Po ku, si?

Edhe nëse merret e mirëqenë ajo që pas atij audio-përgjimi të “Dosjes 339” ka blerje votash, kjo nuk korrespondon me asnjë kontestim rezultati më parë të PD-së në zonën e Shijakut. Gjithçka do ishte e justifikueshme nëse opozita do shfaqte dyshime apo ankesa në lidhje me rezultate në zona të caktuara, aty ku ka pretenduar fitore, që më pas do lidheshin logjikisht me faktet e dala nga audio-përgjimi. Por kjo, siç dihet, nuk ka ndodhur. Kujtojmë se kur PS kërkonte hapje kutish, për çdo njërën prej tyre, që ishin shumë pak sosh në raport me qindra, ajo ofronte dyshimet në bazë kalkulimesh.

Pra, kjo është diferenca mes dy PS dhe PD në kushte opozite, pothuajse tërësisht në përmbajtje, e deri diku dhe në formë, nëse nuk do ishte 21 Janari dhe ai bllokim rrugësh me djegie gomash, që zgjati më pak se një javë. /tesheshi.com/

 

Related Posts

Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?
Politikë

Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

03/07/2025
Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?
Diplomaci

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

03/07/2025
Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor
Kryesore

Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor

03/07/2025
Next Post
Ra viktimë e fake news-i në “Stop”, lirohet mjeku duarpastër Enes Hafizi

Ra viktimë e fake news-i në "Stop", lirohet mjeku duarpastër Enes Hafizi

Rudina Hajdari, kujtesë ish-kolegëve demokratë: kundërshtari politik nuk është armik

Rudina Hajdari, kujtesë ish-kolegëve demokratë: kundërshtari politik nuk është armik

Qumështi i devesë, ja supervlerat që pak ia njohim

Qumështi i devesë, ja supervlerat që pak ia njohim

TË FUNDIT

  • Të fundit
Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

03/07/2025
Toka jonë: e rilindur apo e rivdekur?

Toka jonë: e rilindur apo e rivdekur?

03/07/2025
Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

03/07/2025
Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

03/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore
Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

03/07/2025
Toka jonë: e rilindur apo e rivdekur?

Toka jonë: e rilindur apo e rivdekur?

03/07/2025
Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

03/07/2025
Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

03/07/2025

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Nga Fitim Zekthi: Kriza e PD-së, si krizë kulturore

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.