Një shtetas, 56 vjeç, nga fshatin Kraj-Reç (Dibër), dyshohet të jetë vetëvrarë me armë zjarri në banesën e tij. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:00 të mbrëmjes së të premtes.
Burime zyrtare nga policia bënë të ditur se viktima me inicialet R.H, është gjetur nga djali i tij në një nga dhomat e shtëpisë.
Dyshohet se 56-vjeçari ka kryer vetëvrasjen me një armë gjahu, të cilën e kishte me leje.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes. /tesheshi.com/