Kreu i LDK-së Isa Mustafa propozon një bashkëpunim mes forcave politike në Kosovë në kuadër të dialogut me Beogradin.
“Dialogu me Serbinë për njohje reciproke, qoftë në Uashington apo në Bruksel do të jetë më përmbajtësor dhe më i qëndrueshëm, nëse aksionarë të këtij dialogu janë pozita dhe opozita”, shkruan Mustafa, sipas së cilit, ai që vendos, gjithsesi është kryeministri.
“Ndërkaq, strategjia e dialogut duhet të jetë çështje që diskutohet dhe formulohet nga Kryeministri dhe kabineti i tij i ngushte me partnerët e koalicionit dhe liderët e opozitës”.
Dhe ajo që propozon më tej Mustafa, është që çfarë projektohet në Prishtinë të mos merret vesh në Beograd.
“Pa marrë parasysh arsyen dhe nevojën e komunikimit me publikun, duhet të kemi kujdes që për strategjinë tonë të mos merr vesh Serbia përmes debateve në studiot tona televizive dhe përplasjeve të brendshme, sepse kjo në start e dëmton pozicionin dialogues të kryeministrit tonë”, shkruan ndër të tjera Mustafa. /tesheshi.com/
Hong Kong / Hera e parë zyrtare: Personi i regjistruar që vuan nga