Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Jo si sot me gjenocid live: bota njohu shkallën e krimeve gjermane vetëm pas luftës

    Jo si sot me gjenocid live: bota njohu shkallën e krimeve gjermane vetëm pas luftës

    Saga e një dështimi serial në politikën kosovare

    Saga e një dështimi serial në politikën kosovare

    Akuzat ndaj Jordanisë mbi ndihmat në Gaza

    Akuzat ndaj Jordanisë mbi ndihmat në Gaza

    Dita e Fitores si sfidë nga Perëndimit: fjalimi i Putinit në Moskë me referenca për Ukrainën

    Dita e Fitores si sfidë nga Perëndimit: fjalimi i Putinit në Moskë me referenca për Ukrainën

    “Kush e vrau Shireen?”, Al Jazzera: E vërteta e ekzekutimit të një gazetareje

    “Kush e vrau Shireen?”, Al Jazzera: E vërteta e ekzekutimit të një gazetareje

    Dronët izraelitë të Indisë që rrëzoi Pakistani: 25 sosh

    Dronët izraelitë të Indisë që rrëzoi Pakistani: 25 sosh

    Smotrich: Si do e shkatërrojmë projektin e një shteti palestinez

    Smotrich: Si do e shkatërrojmë projektin e një shteti palestinez

    Kthimi i Yugo-s legjendare: a do preferohej sot ndër shqiptarë të Kosovës apo Maqedonisë?

    Kthimi i Yugo-s legjendare: a do preferohej sot ndër shqiptarë të Kosovës apo Maqedonisë?

    Analistët: Luftimet në Pakistan, të pashembullta në epokën e avionëve reaktivë

    Analistët: Luftimet në Pakistan, të pashembullta në epokën e avionëve reaktivë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Dialogu intim Mehmeti – Xhaferi, flasin tre “anadollako-islamikë”: përgjimi dhe publikimi i tij, i papranueshëm!

by te Sheshi
04/04/2016
in Kryesore, Politikë
Reading Time: 4 mins read
A A
Dialogu intim Mehmeti – Xhaferi, flasin tre “anadollako-islamikë”: përgjimi dhe publikimi i tij, i papranueshëm!

Nga Mensur Krasniqi

Opinioni në Maqedoni u trondit këto ditë nga një “seksgate” i shpërthyer në politikën vendase. Disa media maqedonase publikuan një bisedë me nuanca intime mes Ermira Mehmetit, funksionare e lartë e BDI-së dhe kolegut të saj po nga kjo partik, Musa Xhaferi, njëherësh dhe zv/kryeministër.

Lajmi morri dhenë dhe nuk qenë të pakta dhe portalet e hapësirës shqiptare që e shitën për ca klikime më shumë bisedën mes tyre. Por pas ftohjes së muhabetit, nisën reagimet e para në emër të moralit për të mos iu futur tjetrit në jetën private.

Dhe ndër zërat “pro” këtij morali pati dhe asish pena budallaqe që ia atribuan këtë anadollako-islamikëve, pa qenë të afta ta zbërthejnë se çdo të thotë “anadollako-islamike” dhe se ç’lidhje ka kjo lloj emërtese e shpikur nga ndonjë mendje e mbrapshtë, me rastin në fjalë.

Sakaq, është e vërtetë që futja në jetën private të tjetrit, posaçërisht të figurave publike, e sidomos politikanëve, po bëhet një trend i frikshëm, edhe global. Jo aq në emër të moralit, sesa të formave diskretituese dhe shantazhuese për arsye të pastra politike.

Tesheshi.com ka realizuar një forum duke marrë mendimin e tre zërave: fetar, sociologjik e politik, për t’iu qasur çështjes në fjalë, që, në funksion të demontimit të asaj çfarë shkruajti pak ditë më parë një penë budallaqe nga media & politika kosovare, po i emërtojmë si “anadollako-islamikë”, që çuditërisht ndajnë tjetër mendim për rastin në fjalë. (ndjesë personazheve, gjithsesi)

Sipas sociologut Ali Pajaziti, jeta private e njerëzve është e shenjtë dhe e paprekshme, është e mbrojtur si me akte juridike ashtu edhe me norma morale, me parime të etikës dhe bontonit. Por sipas tij, politikanët duhet të jenë të vetëdijshëm se janë nën vatrën vëzhguese të qytetarit dhe të mekanizmave të shoqërisë informatike, andaj duhet të kenë kujdes se çfarë veprojnë, si sillen, çka flasin dhe çfarë fjalori e zhargobni përdorin në komunikimin e tyre.

ali

“Qarku i privatësisë së politikanëve është më poroz se ai i qytetarëve të thjeshtë, ngase pragma politike nganjëherë, në politikën e sotme të bastarduar kërkon edhe degradimin e tjetrit, të oponentit dhe në këtë drejtim nuk zgjidhen metodat, deri te ato të diskreditimit përmes jetës dhe preferencave seksuale. Në këtë drejtim, sekscentrikët ia pësojnë sepse bëhen shënjestër e përgjimeve, e regjistrimeve etj., gjë që nuk iu ndodh politikanëve “që ruhen” nga rënia në grackën e dashurive të ndaluara. Rastet e fundit kujtoj se do t’i shtyjnë politikanët që t’i mbledhin mendtë dhe ta dinë se s’ka liri absolute, se s’ka pozitë që të garanton gjithçka, se ka privilegje por edhe përgjegjësi dhe llogaridhënie, si për imtësirat ashtu edhe për grand-skandalet”, deklaroi për portalin tesheshi.com, Ali Pajaziti sociolog i njohur në Maqedoni.

Nga ana tjetër, edhe pse në taborin kundërshtar, anëtari i Kryesisë Qendrore të BESA-s, Zeqirija Ibrahimi është i mendimit që përzierja në jetën private të kujtdo qoftë, pra edhe të politikanëve, është një veprim amoral dhe i pandershëm.

zeqirija ibrahimi

“Prandaj, kur sot publikohen përgjime me përmbajtje të tillë, personalisht mua, por edhe për Lëvizjen BESA, ky është fakt shqetësues, sepse kështu po preket rëndë edhe morali shqiptar. Kam drojë se kështu na relativizohen standardet e moralit dhe mos dhashë Zoti të kemi pasoja edhe në të ardhmen. Prandaj ne e kemi gjykuar dhe e gjykojmë secilin që publikon përgjime të tilla dhe mendoj se ai duhet të jetë veprim që duhet të sanksionohet”, deklaroi për tesheshi.com Zeqirija Ibrahimi, ndër zërat më seriozë të jetës publike, e së fundi politike të Maqedonisë.

Megjithatë, sipas Ibrahimit, edhe politikanët nga ana e tyre si përfaqësues të popullit që janë, duhet të jenë qenë të kujdesshëm se çfarë kanë bërë dhe çfarë bëjnë.

“Përveç që duhet të dënohen publikuesit e përgjimeve, ne duhet të kërkojmë llogari edhe se kush i ka incizuar ato përgjime dhe çfarë kanë bërë këta të BDI-së kur janë përgjuar? Pse e kanë lejuar atë? Sepse, nëse i kanë përgjuar ata si funksionarë, ku ta dish çfarë na kanë bërë neve vdekatarëve të rëndomtë. Dhe, e fundit, një person që del në publik si përfaqësues i popullit, nuk ka mundësi që natën të jetë pervers e ditën të jetë engjëll. Se kjo bie në kundërshtim me standardet tona të moralit. Për këtë arsye, pajtohem që nuk duhet të bëhet politikë me jetën private të politikanëve, por insistoj që edhe politikanët ta dinë se ata janë përfaqësues të popullit dhe se veprimet e tyre, që nuk përkojnë me moralin e popullit të tyre, janë të dënueshme nga ky popull”, përfundoi Ibrahimi.

Shikuar nga aspekti fetar, sipas hoxhës nga Shkupi Bexhet Dernjani respekti i privatësisë në Islam është prej gjërave kryesore, dhe morali islam ndalon rreptësisht ndërrhyrjen në jetën private të tjetrit.

bexhet

“Pasimi i të metave të të tjerëve është e ndaluar ku edhe i dërguari i Allahut thotë: Mos i pasoni të metat e të tjerve se kush i pason të metat e vëllaut të tij, Allahu ja pason të metat e tija, e kujt Allahu ja pason të metat e tij e nënçmon edhe në mes të shtëpis së tij. Andaj privatësia nuk duhet ti cenohet askujt dhe as të luhet me nderin e askujt për poena politike ditore për shkak se dihet se ne si popull nderin e kemi gjënë më të shtrejt”, theksoi për portalin tesheshi.com, Bexhet Dernjani.

/tesheshi.com/

Related Posts

Sporti në Gjermaninë naziste: ideologjia dhe propaganda
Kryesore

Sporti në Gjermaninë naziste: ideologjia dhe propaganda

09/05/2025
Politico: Një amerikan në zgjedhjet shqiptare
Kryesore

Politico: Një amerikan në zgjedhjet shqiptare

09/05/2025
Nga rrënimi në shkëlqim: xhamia e famshme e një ironie politike
Kryesore

Nga rrënimi në shkëlqim: xhamia e famshme e një ironie politike

09/05/2025
Next Post
Pasi të shikoni këtë, nuk do ta prisni më kurrë shalqirin në të njëjtën mënyrë (video)

Pasi të shikoni këtë, nuk do ta prisni më kurrë shalqirin në të njëjtën mënyrë (video)

Chelsea sërish në duar italianësh: drejtimin e merr Conte

Chelsea sërish në duar italianësh: drejtimin e merr Conte

Vjen “Aylan”-i nr.2: fëmija sirian që fle mes varreve të prindërve

Vjen “Aylan"-i nr.2: fëmija sirian që fle mes varreve të prindërve

TË FUNDIT

  • Të fundit
Sporti në Gjermaninë naziste: ideologjia dhe propaganda

Sporti në Gjermaninë naziste: ideologjia dhe propaganda

09/05/2025
Jo si sot me gjenocid live: bota njohu shkallën e krimeve gjermane vetëm pas luftës

Jo si sot me gjenocid live: bota njohu shkallën e krimeve gjermane vetëm pas luftës

09/05/2025
A po e kupton dhe presidenti amerikan se ç’palo njeri është kryeministri izraelit?

A po e kupton dhe presidenti amerikan se ç’palo njeri është kryeministri izraelit?

09/05/2025
Një “selfie” jo për qejf po vjen…

Një “selfie” jo për qejf po vjen…

09/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni