Talebanët kanë konfirmuar se përfaqësuesit e tyre do të takohen me zyrtarët amerikanë në Emiratet e Bashkuara Arabe të hënën.
Zëdhënësi i talibanëve, Zabiullah Mujahid, tha se në takim do të jenë të pranishëm edhe përfaqësues të Arabisë Saudite, Pakistanit dhe Emirateve.
Talibanët deri më tani kanë refuzuar një dialog të drejtpërdrejtë me qeverinë afgane, duke e konsideruar atë si një “kukull” amerikane.
Zyrtarët afganë nuk janë në listën e pjesëmarrësve, dhe reagimi i tyre pritet ende.
Lufta në Afganistan SHBA ka kushtuar deri tani rreth 1.000 miliardë dollarë.
Që nga viti 2015, rreth 30,000 ushtarë dhe policë janë vrarë në Afganistan.
Së fundi, një gjerenal amerikan pohoi se nuk është e mundur mposhtja e talebanëve dhe se është e detyrueshme ulja në bisedime. /tesheshi.com/