Gigi Di Biagio ka vendosur t’i japë shansin e radhës Mario Balotellit, duke e thirrur atë në grumbullimet që axurrët do të bëjnë për miqësoret që do zhvillojnë me Anglinë dhe Argjentinën.
Trajneri i përkohshëm i kombëtares italiane e konsideron ende të vlefshëm Big Marion, pavarësisht karakterit të paqëndrueshëm të tij.
E sulmuesi që luan për Nice në Francë, ndihet në qiellin e shtatë.
Por çka bie tjetër në sy në listën e Di Biagio është edhe numri i lartë i futbollistëve që luajnë për Milanin. Donarumma, Romagnoli, Bonuci, Bonaventura, por edhe Calabria e ndoshta Cutrone, kanë marrë të gjithë ftesë për dy miqësoret e radhës. Di Biagio e ka shpjeguar këtë fakt me formën e mirë që po kalon Milani, duke ia atribuar meritën trajnerit Gatuso.
Në kombëtare janë thirrur edhe sulmuesit Imobile e Beloti, pavarësisht se lojtari i Torinos është i dëmtuar. Do të “ngjisë” ose jo Di Biagio si trajner i Kombëtares, kjo mbetet për t’u parë, por si drejtues i përkohshëm, duket se e ka nisur guximshëm. /tesheshi.com/