Aktivistja pakistaneze për të drejtat e njeriut Karima Mehrab Baloch është gjetur e vdekur në Toronto, Kanada, ku ajo ka jetuar në mërgim për pesë vitet e fundit.
Trupi i Karima Baloch, 37 vjeçe, u gjet pasi policia e Torontos tha më parë se ajo u zhduk të dielën.
Policia deklaroi se ata “nuk besojnë se ka rrethana të dyshimta” në lidhje me vdekjen e saj.
Karima Baloch, një aktiviste nga provinca e Balochistan, në Pakistanin perëndimor, njihej si një kritike e mprehtë e ushtrisë dhe shtetit pakistanez.
Ajo ishte një nga organizatoret e protestave studentore që kërkonin pavarësinë e Balochistanit.
Ajo u largua nga Pakistani në 2015, pasi ishte akuzuar për terrorizëm.
Sipas mikut dhe kolegut të saj Lateef Johar Baloch, i cili gjithashtu jeton në Toronto, ajo ishte e ekspozuar ndaj kërcënimeve edhe pas largimit nga Pakistani.
Baloch i tha BBC se së fundmi ajo kishte marrë një kërcënim anonim, në të cilin dikush e paralajmëroi se ai do t’i dërgonte asaj një “dhuratë për Krishtlindje” dhe se ai do t’i “jepte asaj një mësim”. /tesheshi.com/