Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

    Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

    Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

    Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Dhurata Çupi flet për mundësinë e bashkëpunimit me LSI dhe zhvillimet në PD: liria pa kufi na ka dëmtuar

by te Sheshi
09/08/2017
in Intervista, Të fundit
Reading Time: 6 mins read
A A
Dhurata Çupi flet për mundësinë e bashkëpunimit me LSI dhe zhvillimet në PD: liria pa kufi na ka dëmtuar

Dhurata Çupi është një nga deputetet e PD-së që do të jetë pjesë e Parlamentit të ri. Madje emir i saj është lakuar si një kandidaturë e mundshme për postin e Nënkryetarit të Kuvendit, duke përfaqësuar PD-në si partia më e madhe e opozitës në vend. Por, Çupi shprehet se për këtë çështje nuk ka diskutuar asnjëherë me kreun demokrat Lulzim Basha, ndërsa shton se PD ka në përbërje të grupit parlamentar figura me contribute të jashtëzakonshme dhe dinjitoze që mund ta bëjnë këtë detyrë shumë mirë.

Ndërsa komenton idenë për një bashkëpunim të mundshëm mes PD dhe LSI si dy parti opozitare, deputetja e Qarkut të Dibrës, thekson se çdo parti apo individ, qoftë edhe i PS-së, do të jetë i mirëpritur për t´i bërë opozitë qeverisë.

“Kam përshtypjen se LSI ka një lloj kompleksiteti për shkak se është provuar të jetë në pushtet dhe duke ardhur nga ky kompleksitet tenton ta zgjerojë si një debat publik të qenit në opozitë. Ndërsa PD ka provuar të bëjë opozitë në të gjitha vitet e saj opozitare,  por opozitën më ballore, më të fortë, të faktuar me argumente, ma kauza të cilat i ka fituar të gjitha është ajo e 2013-2017. Këtë nuk mund ta mohoj njeri. Me zotin Basha lider PD-ja ka fituar kauzën e dekriminalizimit që është një fitore e madhe për shqiptarët, ka fituar futjen në hullitë e kushtetueshmërisë së reformës në drejtësi, ka denoncuar fakte koncesionesh, abuzimesh dhe keqqeverisjen e partisë në pushtet dhe të aleatëve të saj në katër vite”, tha Çupi në një intervistë për Shekulli.

Ndërkohë në lidhje me zhvillimet e brendshme në PD, deputetja demokrate thotë se sskush nuk është larguar nga kjo parti dhe mendimi ndryshe është respektuar gjithmonë.

“Mendoj se jo liria e kufizuar por liria pa kufi ka qenë ajo që i ka kushtuar ndoshta konsekuenca PD-së. PD gjithmonë ka pasur mendime ndryshe, është i respektuar mendimi ndryshe dhe ka fakte për këtë në këto 27 vjet. Kështu që nuk mund të pranoj idenë që janë larguar nga PD. Unë nuk kam dëgjuar ndonjë njëri të thotë jam larguar nga PD. Përkundrazi, ka dhënë alternativën dhe mendimin e tij të lire”, tha ajo.

Në media emri juaj është përmendur si propozim për nënkryetare të Parlamentit. A keni patuar një bisedë me kryetarin Basha për këtëpost?

Nuk kam takuar kryetarin as kam biseduar për këtë çështje. Partia Demokratike ka kontribute njerëzore të jashtëzakonshme dhe shumë dinjitoze që mundet ta kryejnë këtë detyrë. Sa për veten asnjë koment. Është vendimmarrje e Z. Basha dhe unë thjeshtë respektoj çdo vendimmarrje të tij.

Dy javët e fundit është folur shumë lidhur me njëbashkëpunimin mes PD-së dhe LSI-së në opozitë. Mendoni se këto dy parti mund të bashkëpunojnë?

Partia Demokratike është forca e parë opozitare, është një parti që ka treguar të jetë në pushtet në vite të shumta të jetës së saj politike dhe ka provuar të jetë edhe në opozitë. Ka treguar që ashtu siç është e përgjegjshmenë pushtet, ashtu është edhe shumë dinjitoze dhe një opozitare e fortë. Madje e kam thënë edhe herë të tjera që në genin e PD-së është pikërisht opozitarizimi, nga opozitarizmi ka lindur. PD ka një numër deputetësh për të bërë opozitën e saj, por kur disa forca janë në opozitë dhe e pranojnë opozitën e vetë, çdo bashkëngjitje me partinë më të madhe opozitare sigurisht që askujt nuk i themi ik. Çdo parti është e mirëpritur të bëjë opozitën duke iu bashkuar PD-së, çdo individ është i mirëpritur, madje qoftë i PS-së nëse duan të bëjnë opozitë.

Unë kam përshtypjen se LSI ka edhe një lloj kompleksiteti për shkak se është provuar të jetë në pushtet dhe duke ardhur nga ky kompleksitet tenton ta zgjerojë si një debat publik të qenit në opozitë. Ndërsa PD ka provuar të bëjë opozitënë të gjitha vitet e saj opozitare por opozitën më ballore, më të fortë, të faktuar me argumente, ma kauza të cilat i ka fituar të gjitha është opozita 2013-2017. Këtë nuk mund ta mohoj njeri. Me zotin Basha lider PD-ja ka fituar kauzën e dekriminalizimit që është një fitore e madhe për shqiptarët, ka fituar futjen në hullitë e kushtetueshmërisë së reformës në drejtësi, ka denoncuar fakte koncesionesh, abuzimesh dhe keqqeverisjen e partisë në pushtet dhe të aleatëve të saj në katër vite.

A mendoni se largimi i figurave të vjetra e dobëson PD-në dhe opozitën në tërësi?

Askush nuk është larguar nga PD-ja. Mendimi ndryshe është respektuar gjithmonë në PD. Madje, mendoj se jo liria e kufizuar por liria pa kufi ka qenë ajo që i ka kushtuar ndoshta konsekuenca PD-së. PD gjithmonë ka pasur mendime ndryshe, është i respektuar mendimi ndryshe dhe ka fakte për këtë në këto 27 vjet. Kështu që nuk mund të pranoj idenë që janë larguar nga PD. Unë nuk kam dëgjuar ndonjë njëri të thotë jam larguar nga PD. Përkundrazi, ka dhënë alternativën dhe mendimin e tij të lirë.

Grupi i quajtur për Ringritjen e PD-së ka paralajmëruar një aksion opozitar brenda PD-së, duke kërkuar ndryshime në statut. Pra, do të vijim të kontestimit të zotit Basha në krye të PD-ë. Si e komentoni një gjë të tillë?

Kjo është çështje e lirës dhe e mendimit ndryshe në PD. Unë me shumë prej tyre kam qenë në sallën e Parlamentit ndoshta për një periudhë të vogël dhe unë i respektoj si kontribute të PD-së dhe nuk mund të jap asnjë mendim tjetër për ata. Por do ta jap një vlerësim. Zoti Basha është kryetari i PD-së, është i votuar në mënyrë plebishitare do të thoja nga anëtarësia e PD-së. Në këto kushte, të gjithë duhet ta dinë se nuk mund të komprometohet një anëtarësi e tillë me rreth 60 për qind votues.

Cilat duhet të jenë prioritet e PD-së gjatë këtyre katër viteve të ardhshme qëPD do të jetë në opozitë?

Ekonomia e dobët, varfëria, abuzimi me pronat, me koncesionet janë shqetësimet e qytetarëve. Varfëria është ulur këmbëkryq në vendin tonë, të gjithë bien dakord për këtë. Unë përfaqësoj qarkun Dibër qëështë qarku më i varfër nëvend. Pasuritë minerale janë tëjashtëzakonshme por sërish janëqytetarët janë të varfër.E gjitha kjo ndodh për shkak të keqqeverisjes. Kjo është një qeverisje që nuk punon për vendin e vetë, për njerëzit e vetë, për ata që i kanëkërkuar votën dhe e ka shpërdoruar votën. Të gjitha format demokratike të reagimit do i përdorë PD-ja.

Qeveria ka premtuar shumë për ekonominë. Ju jeni e specializuar në këtë fushë. i shihni tëdrejta vendimet e saj në drejtim të ekonomisë?

Tani qeverisë nuk mund ti kërkohet llogari mbi premtimet sepse ne e dimëqë në 2013-ën kishte premtime tëjashtëzakonshme, kishte premtime për investime, tëpaktën në qarkun që unë përfaqësoj ka zero investime, kishte premtime për shëndetësinë falas dhe të gjithë bien dakord që ky ishte një mashtrim. Për qarkun Dibër ka kronika pa fund se nuk ka mjek, janë në mbyllje spitalet, nuk ka investime në spitale, nuk ka kardiolog, gjinekolog dhe që zonjat për të lindur shkojnë në spitalet e Lezhës apo në Tiranë. Këto janë shqetësime që duhet të ngrihen dhe të ndihen nga qeveria e çdo opozitar dhe qytetar.

A duhet të këtë një strategji tjetër për ringritjen e ekonomisë?

Ne nuk kemi parë një strategji nga qeveria, që të themi ka qenë e drejtë apo jo. Kemi parë një program ekonomik që nuk u arrit në asnjë pikë. Reforma territoriale e dështuar, reforma e pensioneve ështëende e paprovuar, nuk ka pasur investime në infrastrukturë, në shëndetësi e fusha të tjera.

Dje është raportuar për një gjendje shqetësuese për shkak të zjarreve në Mat. A pati ndërhyrje dhe si parashikohet të vijojë situata?

Duke qenë deputete e Matit dhe Mati nuk ka deputet të majtë unë jam munduar të mbrojë interesat e qytetarëve, kam komunikuar me emergjencat civile, kam komunikuar me Ministren e Mbrojtës dhe erdhi një reagim.

Pati reagim të menjëhershëm pozitiv?

Pati reagim, por jo të menjëhershëm. Unë komunikova në mesditë, nga orë 12:00 ndërsa reagimi erdhi në orët e pasdites. Por gjithsesi strukturat u gjendjen pranëfamiljarëve në nevojë. Problemi i zjarreve është njëshqetësim i madh, qeveria duhet tëishte më pranë qytetarëve në të gjithë vendin. Kryeministri nuk kemi parë reagojë. Kjo mendoj është një premisë e parë që të çojnë në idenë se edhe katër vite të tjera do të jenë të vështira për shqiptarët. /tesheshi.com/

Tags: dhurata cupiLSIopozitapdzhvillime

Related Posts

Gjukanoviç: Situata në rajon, më e keqe se dhjetë vjet më pare
Gjeopolitikë

Gjukanoviç: Situata në rajon, më e keqe se dhjetë vjet më pare

19/05/2025
Cilat janë gratë që kanë privilegjin të veshin të bardha para Papës?
Sociale & Shoqëri

Cilat janë gratë që kanë privilegjin të veshin të bardha para Papës?

19/05/2025
A mund të jetë ky doktori i ri në krye të PD-së?
Politikë

A mund të jetë ky doktori i ri në krye të PD-së?

19/05/2025
Next Post
Të frymëzuar nga lakuriqi i natës, shkencëtarët krijojnë një robot të ri që mund të fluturojë

Të frymëzuar nga lakuriqi i natës, shkencëtarët krijojnë një robot të ri që mund të fluturojë

Zviceranët, prova për truk në shortin e Champions League (video)

Zviceranët, prova për truk në shortin e Champions League (video)

Tension në Paris: përplaset një makinë e skuadrës antiterrorizëm, 6 të plagosur

Tension në Paris: përplaset një makinë e skuadrës antiterrorizëm, 6 të plagosur

TË FUNDIT

  • Të fundit
Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

19/05/2025
Gjukanoviç: Situata në rajon, më e keqe se dhjetë vjet më pare

Gjukanoviç: Situata në rajon, më e keqe se dhjetë vjet më pare

19/05/2025
Cilat janë gratë që kanë privilegjin të veshin të bardha para Papës?

Cilat janë gratë që kanë privilegjin të veshin të bardha para Papës?

19/05/2025
A mund të jetë ky doktori i ri në krye të PD-së?

A mund të jetë ky doktori i ri në krye të PD-së?

19/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve

Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni