Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

    Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

    Anëtarët e NATO-s me shërbim të detyrueshëm ushtarak?

    Anëtarët e NATO-s me shërbim të detyrueshëm ushtarak?

    Debat mbi nikabin në vendin me shumicë muslimane

    Debat mbi nikabin në vendin me shumicë muslimane

    Reagimi i parë i Trump-it për partinë e re nga Musk

    Reagimi i parë i Trump-it për partinë e re nga Musk

    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

    Nga Turqia, mesazh Greqisë për F-35

    Nga Turqia, mesazh Greqisë për F-35

    Fëmijët e djeshëm të Srebrenicës, si të Gazës sot: të vrarë pa asnjë faj!

    Fëmijët e djeshëm të Srebrenicës, si të Gazës sot: të vrarë pa asnjë faj!

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

DHUNTIA/ Ajo që duhet të dijë prof. Ervin Goci: Si Erion Veliaj rrëzoi Nanon dhe ngjiti në pushtet Berishën

by te Sheshi
19/05/2020
in Kryesore, Politikë
Reading Time: 3 mins read
A A
DHUNTIA/ Ajo që duhet të dijë prof. Ervin Goci: Si Erion Veliaj rrëzoi Nanon dhe ngjiti në pushtet Berishën

Siç po shihet kohë pas kohe e ditë pas dite, e jo vetëm për rastin e Teatrit Kombëtar, opozita, me në krye edhe presidentit Meta, po sulmojnë ashpër kryebashkiakun Veliaj. Nuk është e vështirë të kuptohet pse. Veliaj, po rezulton po ashtu si Rama, një ujk politik i vështirë për sfida elektorale, e tej kësaj, si një pasues i Ramës në pamundësi për një rotacion klasik pushteti, ku opozita do mund të rikthehej afër në qeverisje.

E duke qenë se vjen nga shoqëria civile, nga ajo që sot po rezulton sa e frustruar aq dhe e dështuar në nxjerrjen e një produkti të mirëfilltë politik konkurues – modeli Veliaj – është koha për ta kujtuar rrugëtimin e këtij të fundit, faktorizimin shoqëror e politik, ku përfitues i parë – mos u çuditni për këtë – është pikërisht PD dhe Berisha, me rikthimin e tyre në pushtet në vitin 2005.

Për herë të parë, emri i Erion Veliajt është përmendur në një shkrim për të nga Gazeta Shqiptare, në vitet e para 2000, si një student shqiptar në SHBA, i cili kishte udhëtuar në disa vende afrikane me misione humanitare.

Më pas, në pranverë të 2003, do dilte Mjaft-i, bashkë me të si themelues, duke u promovuar në mënyrë frenetike studio më studio si një fenomen i ri social ku si qëllim kishte goditjen e keqqeverisjes së asaj kohe. Thënë ndryshe, Mjaft-i i thërriste një ndërgjegjeje të fortë shoqërore për t’a denoncuar e kundërshtuar pushtetin. Ajo organizonte herëpashere protesta për çështje të ndryshme, të papara gjer atëherë për nga lloji; me forma sarkastike si mesazh ku veçonte, pos letrave higjenike, edhe ndonjë gomar, si dhe ndonjë nuse e sajuar, e cila do luante rolin e Xhoanës së Nanos. Ama, ndryshe dhe nga VV-ja e Abin Kurtit, asnjë incident, asnjë përplasje fizike, asnjë fërkim me ligjin. Të zhurmshëm por të butë, arritën të kuotohen shpejt si faktor, sigurisht mes shumë përfoljeve të natyrave të tjera, si soroistë, me financime të dyshimta, deri dhe me probleme të orientimit seksual. Ama jo nga PD-ja e kohës, opozita pra, Berisha më saktë, që po shihte te Mjaft-i një investues indirekt për riardhjen e tij në pushtet. Sepse Mjaft-i po godiste Nanon dhe po e kryente shumë mirë këtë mision. Kjo dëshmohet dhe nga zemërata e gjatë socialiste karshi Veliajt. Pos kësaj,takimet e këtij të fundit me Berishën qenë të zakonshme.

Berisha u rikthye në pushtet për shumë faktorë, për shumë mpleksje rrethanash që iu bënë favor, ku Mjaft-i pati një rol qëndror. Sepse, nëse akuzat e PD-së ndaj Nanos ishin ato të rëndomtat, vetëm për konsum politik, ato të Mjaft-it sigurisht që zunë vend më mirë dhe patën një impakt më të fortë. Kjo gjë nuk po ndodh sot, ku është e vështirë të evidentohet se cili është Veliaj i kohës, i të sotmes. Me shumë dritëhije, siç dhe Rama, Veliaj mbetet pa ekuivalent nga kahja opozitare, përfshi atë politike dhe shoqërinë civile, pra edhe pa konkurent.

Te ca figura të shoqërisë civile sot, të punësuar apo vetëpunësuar në çdo protestë, apo dhe reagim publik, ti e ke të vështirë, në mos të pamundur, të dallosh te to liderin e ardhshëm, vendimmarrësin politik, atë që mund të shërbejë si ofertë e së nesërmes. Merrni emër për emër, e do shihni se do e keni të pamundur. Janë akuzatorë të rëndomtë, por pa pikë aftësie imponuese, pa asnjë talent frymëzues. Mishërim të kësaj janë personazhet e Nisma Thurrje. Nëse do që ndryshe, nuk do ishte i gjithë ky turfullim në kufijtë e psikopatisë ndaj dyshes Rama – Veliaj. Eshtë thjesht një përkthim psikologjik i paaftësitë politike për t’i sfiduar politikisht. Rama e Veliaj mund të jenë pushtër, por sistemi funksion, ai që do u mundësonte garën dhe triumfin në fund.

Vlen kjo sidomos për një personazh shëtitës protestash, Ervin Gocin, profesor, i cili një ditë më parë, te ajo post-prishje të TK-së, shpërtheu në sharje në anglisht ndaj Ramës. Duhet mirëkuptuar, është maksimumi që mund të bëjë dhe pika maksimale ku mund të mbërrijë. Tej atij shfrimi në mikrofon nuk ofron asgjë. Ndërsa në pozicionion e tij sot, Veliaj rrëzonte Nanon dhe rikthente Berishën në pushtet, e këtë pa përfunduar fare në komisariat e pa u marrë farë zhangas nga policia.

Vlen kjo dhe për Albin Kurtin dhe Vetëvendosjen, të cilët, për atë çfarë kanë lënë si model dhune në kushte opozita, janë me legjitimitet të cunguar për të qeverisur.

Edhe në këtë pikë, Veliaj është tejet komod, e padyshim më i aftë në shah-mat politik se Kurti. /tesheshi.com/

Related Posts

A mund dot Europa ta ndalë Rusinë thjesht me më shumë para për mbrojtjen?
Analizë

A mund dot Europa ta ndalë Rusinë thjesht me më shumë para për mbrojtjen?

07/07/2025
Erdogan, sërish në timon
Politikë

Erdogan, sërish në timon

06/07/2025
Si lidhen sulmet izraelite ndaj Iranit me krizën e mbrojtjes ukrainase
Gjeopolitikë

Si lidhen sulmet izraelite ndaj Iranit me krizën e mbrojtjes ukrainase

06/07/2025
Next Post
Rezoluta: OBSH, në udhëheqje të luftës globale kundër pandemisë koronare

Rezoluta: OBSH, në udhëheqje të luftës globale kundër pandemisë koronare

Macron humbet shumicën në parlament: ish-përkrahësit formojnë një parti të re

Macron humbet shumicën në parlament: ish-përkrahësit formojnë një parti të re

Hungaria shpall “sekret” marrëveshjen me Kinën për hekurudhën Budapest-Beograd, ja pse

Hungaria shpall "sekret" marrëveshjen me Kinën për hekurudhën Budapest-Beograd, ja pse

TË FUNDIT

  • Të fundit
Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

07/07/2025
A mund dot Europa ta ndalë Rusinë thjesht me më shumë para për mbrojtjen?

A mund dot Europa ta ndalë Rusinë thjesht me më shumë para për mbrojtjen?

07/07/2025
Trump njofton marrëveshjen me Hamasin: “Ka një shans…”

Trump njofton marrëveshjen me Hamasin: “Ka një shans…”

07/07/2025
Të dalët feje: Papa i ri, në vijim i paraardhësit të tij

Të dalët feje: Papa i ri, në vijim i paraardhësit të tij

07/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni