Të paktën 37 palestinezë u plagosën të dielën në një përleshje me forcat izraelite në kompleksin Al-Aqsa në Jeruzalemin Lindor të okupuar
Palestinezët janë lënduar duke penguar kolonët hebrenj të hyjnë në xhaminë e shenjtë – tha Firas al-Dibs, një zëdhënës i Autoritetit Islam Waqf në Jeruzalem.
“Besimtarët u plagosën lehtë dhe 14 u shtruan në spital për trajtime të mëtejshme,” thuhet në deklaratë.
Ndërsa mediat e Tel Avivit tha policia izraelite ndaloi hebrenjtë radikalë të hynin në xhami më herët të dielën, për shkak të një numri të madh besimtarësh muslimanë dhe përleshjeve të mundshme.
Organizatat radikale hebraike bënë thirrje për hyrjet në xhami gjatë javës. Ata shpesh shoqërohen nga policia izraelite në Al-Aqsa, duke çuar në rritjen e tensioneve midis palestinezëve dhe policisë izraelite.
Kompleksi Al-Aqsa ndodhet në mbi 15 përqind të sipërfaqes së bërthamës së vjetër të Jeruzalemit, i cili është nën pushtimin izraelit, dhe përfaqëson pikën e bashkimit të tre feve më të mëdha në botë. /tesheshi.com/