Dhoma e ulët e parlamentit amerikan, Dhoma e Përfaqësuesve, miratoi një rezolutë të martën duke i bërë thirrje Zv.Presidetit Mike Pence të fillojë procesin, i cili mbështetet në Amendamentin e 25-të të Kushtetutës, për të hequr Presidentin Donald Trump nga pushteti.
Por Pence i është drejtuar me një letër Kryetares së Dhomës Nancy Pelosi, duke i thënë se ai nuk e pranonte iniciativën dhe nuk do ta bënte atë.
Mbështetja në Amendamentin 25 nënkupton që Pence dhe shumica e administratës Trump do të duhet ta deklarojnë Trump-in të paaftë për të kryer detyrat e tij.
Dhoma e Përfaqësuesve pritet të votojë të mërkurën për largimin e Trump-it nga detyra me akuzat e fillimit të një rebelimi kundër sundimit të SHBA.
Me katër republikanë që njoftojnë hapur se do të mbështesin haptazi shkarkimin e Presidentit Trump për nxitjen e dhunës ndaj Kongresit Amerikan, Demokratët në Dhomën e Përfaqësuesve janë gati për një votim historik për të hequr presidentin nga zyra e tij. /tesheshi.com/