Vala e një të nxehti ekstrem që ka goditur Kanadanë, ka marrë së paku 33 jetë njerëzish.
Në krahinën e Quebec-ut janë shënuar temperatura deri në 45 gradë celsius.
Ndërkohë, zonat më të rrezikuara janë dhe ato në rajonin e Montrealit, ku policia dhe zjarrfikës javën e kaluar vizituar afri 15.000 shtëpi për të kontrolluar gjendjen e banorëve të tyre.
Viktimat kanë qenë kryesisht të moshës mes 50 dhe 85 vjeç. Apartamentet e tyre nuk kanë patur kondicioner dhe ata janë gjetur të pajetë pasi jetonin vetëm. /tesheshi.com/