Një pjesë studentësh nga masa protestuese ka vendosur kthimin në auditore, duke pretenduar se ia arritën qëllimit me anullimin e VKM-së e cila i detyronte të paguajnë për provimet e mbartura. Bëhet fjalë për studentë të Mjekësisë, si dhe për sosh në Durrës e Shkodër. Kjo, referuar në njoftimi në rrjete nga Këshilli Studentor.
Por ndërkohë, një masë e madhe vijojnë të protestojnë para godinës së Ministrisë së Arsimit, duke kërkuar dhe përgjysmimin e tarifës vjetore e përmisim kushtesh në konvikte.
Por ata nuk pranojnë të ulen me një përfaqësi të tyren me krerët e Ministrisë, siç u ka kërkuar dhe gruaja në krye të saj, ministrja Lindita Nikolla. Në protest është bërë dhe thirrje për zhvendosje drejt kryeministrisë, por kjo është kundërshtuar nga vetë brenda protestës. /tesheshi.com/