Një grup dhelprash kanë prishur një baner reklame, pasi janë hedhur lartë e poshtë në një trampolinë. Bëhet fjalë për një veprim që nuk na ndodh shpesh të shikojmë tek familja e dhelprave, por këto janë mjaft të veçanta.
Dhelprat janë kapur nga kamera e Heather Ferreira-Cole, e cila shijoi spektaklin e kafshëve bashkë me dy vajzat, Autumm dhe Suri.
Siç duket dhe nga pamjet, edhe pse në borë, dhelprat po e shijojnë më së shumti kënaqësinë e lojës në trampolinë./tesheshi.com/