Pas takimit në Presidencë për negociatat me Greqinë, ndër anëtarët e komisionit të Jashtëm që foli për mediat ishte dhe Edi Paloka nga opozita.
Lejtmotiv në mesazhet e tij, ishte mungesa e transparencës, e pretenduar kjo për palën shqiptare, që tek opozita përkthehet si mazhorancë, qeveria, pra kundërshtari politik.
“Ramë dakort se ka mungesë transparence…”, tha Paloka para gazetarëve. Por ndërsa nga një sosh u pyet mbi detajet e bisedës me kreun e shtetit, Paloka nuk pranoi të ishte transparent.
“Do më lejoni të mos hyj në detaje. Takimi ka dhe njëfarë konfidencialieti”, ishte reagimi i Palokës.
Pas kësaj pozite kundërthënëse të deputetit opozitar, çështja shtrohet se deri ku janë kufijtë e trasparencës dhe ata të kofidencialitetit në një çështje të mprehtë shtetërore? /tesheshi.com/