Prokurorët italianë kanë ngritur aktakuzë kundër një doktori që i dha një deklaratë futbollistit të ndjerë italian, Davide Astori se ai është i shëndetshëm.
Kapiteni fiorentinas vdiq në mars 2018 pas një sulmi në zemër. Astori ndërroi jetë papritur para ndeshjes në Udine, në dhomën e hotelit ku ishte akomoduar.
Hetimi zbuloi se ai kishte probleme me aritmitë e zemrës dhe se kjo ishte regjistruar në testet e tij mjekësore te Cagliari dhe Fiorentina.
Tani është ngritur aktakuzë kundër mjekëve të cilët në atë kohë nënshkruan licencën për të ndjerin që ai të luajante, pavarësisht faktit që testet kishin zbuluar zemrën me probleme. /tesheshi.com/