Themeluesi i zinxhirit modës Mango, miliarderi Isak Andiç, vdiq tragjikisht të shtunën, më 14 dhjetor, në një grykë malore pranë Barcelonës.
Sipas mediave, Isak Andiç ka vdekur para syve të djalit të tij Jonathan Andiç, i cili ka tentuar ta shpëtojë të atin por pa sukses. Djali ishte i pari që thirri 911, por ishte tepër vonë.
Kompania nuk ka dhënë më tej detaje shtesë për rrethanat e vdekjes së Isak Andiçit. Familja e manjatit të biznesit po merr shumë shprehje ngushëllimi këto orë.
Presidenti katalanas Salvador Illa shkroi se ishte “i dërrmuar nga humbja e Isaac Andiç, një biznesmen i përkushtuar i cili, me udhëheqjen e tij, kontribuoi për ta bërë Katalonjën të madhe dhe për ta projektuar atë në botë”.
Kreu i Partisë Popullore të opozitës spanjolle, Alberto Nunez Feijoo, shkroi: “Më vjen keq për vdekjen e Isak Andiç, themeluesit të Mango-s, një pikë referimi në sektorin e tekstilit dhe modës në nivel ndërkombëtar. Ngushëllimet e mia të sinqerta për familjen, miqtë dhe të gjithë punonjësit e kompanisë”.
Mango i ka rrënjët në vitin 1984, kur Andiç, i cili është me origjinë turke, hapi dyqanin e tij të parë në Paseo de Gracia, një rrugë e famshme tregtare në Barcelonë, me ndihmën e vëllait të tij të madh Nahman.
Ishte një sukses i madh që u arrit pasi Spanja sapo kishte dalë nga një diktaturë dhjetëvjeçare që përfundoi me vdekjen e gjeneralit Francisco Franco në 1975.
Mango që atëherë ka konsoliduar pozicionin e saj si një nga grupet kryesore ndërkombëtare të modës, me një prani të madhe në më shumë se 120 tregje dhe 15,500 punonjës në mbarë botën.
Djali Jonathan (i lindur në 1981), para të cilit për fat të keq vdiq i ati Isak Andiç, u emërua pasardhës i tij në vitin 2012. /tesheshi.com/