Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Detajet e panjohura të telefonatës Tillerson-Rama: u fol për naftën në kufi me Greqinë

by te Sheshi
16/08/2017
in Kryesore, Politikë
Reading Time: 3 mins read
A A
Detajet e panjohura të telefonatës Tillerson-Rama: u fol për naftën në kufi me Greqinë

Mësohen prapaskena të tjera në lidhje me bisedën 20 minutëshe ndërmjet Sekretarit Amerikan të Shtetit, Rex Tillerson dhe kryeministrit Edi Rama, javën e shkuar.

Një nga temat e diskutuara, mësohet se kanë qenë pikërisht marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë dhe në veçanti çështja e mbetur pezull e kufirit detar mes dy vendeve fqinje.

Kufiri detar mes Shqipërisë dhe Greqisë, ka mbetur pezull që kur Gjykata Kushtetuese rrëzoi Marrëveshjen e firmosur në vitin 2009 nga Lulzim Basha dhe Dora Bakojanis, atëherë ministra të jashtëm të dy shteteve respektive.

Çështja që mban ende peng këtë marrëveshje është natyrisht një “hambar”nafte dhe gazi që ndodhet në zonën ndërmjet Ishullit të Korfuzit dhe Ksamilit, apo i ashtuquajturi “Damari i Delvinës””.

SHBA ka marrë përsipër që të jetë një palë negociuese në mënyrë që të mos lërë në Ballkan nyje problematike dhe po i zgjidh ato një nga një për të mos lënë shteg që Rusia të depërtojë me influencën e vet.

Së bashku me çështjen e detit, SHBA po negocion si paketë me Athinën edhe çështjen e futjes së Maqedonisë në NATO, duke mbyllur përfundimisht çështjen e emrit.

Njëjtë po veprohet me Serbinë e Kosovën, duke krijuar kështu kushtet për një Ballkan pa probleme dhe “vrima të zeza”.

Ndërkaq, çështja e naftës që ndodhet në detin Jon, është një nga çështjet që i intereson jo vetëm Shqipërisë dhe Greqisë, por natyrisht edhe Shteteve të Bashkiara të Amerikës, e në veçanti administratës Trump, e cila po luan një rol të zgjeruar për çështjet e energjisë.

Administratat republikane gjithmonë i japin një hov çështjes së naftës dhe gazit në politikën e jashtme, por Donald Trump duket se e ka fokus të rëndësishëm këtë çështje.

Disa nga ministrat më të rëndësishëm të Trump janë drejtues dhe zotërues të gjigandëve të energjisë në SHBA.

Vetë Sekretari i Shtetit Tillerson, ka qenë për një kohë të gjatë drejtuesi më i lartë i Exon Mobile, shumëkombëshes më të madhe të naftës në botë.

Dhe nuk është çudi që pas deklaratës së Edi Ramës në samitin e Stambollit që në Shqipëri fshihet një det me naftë, kompanitë e njohura amerikane të jenë të interesuara për investimet e tyre.

Greqia ka nisur punën për të kërkuar në zonën e saj, fare pranë kufirit me Shqipërinë, ku ka pajtuar një kompani të njohur skandinave.

Qeveria shqiptare pritet të mbyllë brenda vitit pjesën e saj në këtë çështje. Por nisja e punës për të shpuar naftë pa përfunduar marrëveshja detare pritet të shkaktojë një problem të madh mes dy vendeve.

Ndaj edhe Uashingtoni ka marrë përsipër të jetë mediator në këtë çështje.

Ndërkaq, Edi Rama është takuar me Kryeministrin grek Alexis Tsipras, vetëm një muaj para zgjedhjeve të 25 qershorit.

Takimi u zhvillua në samitin e NATO-s në Bruksel, ku si Tsipras, ashtu edhe Rama janë takuar me presidentin e SHBA, Donald Trump.

Rama e Tsipras kanë biseduar veçanërisht për çështjen e marrëveshjes detare, ku kanë rënë dakord që ajo të mbyllet në bazë të së drejtës ndërkombëtare, ku do të përdoret përvoja e shteteve të mëdha.

SHBA pritet të hyjë garant për zgjidhjen, duke gjetur një modus vivendi për të përdorur burimet e naftës dhe gazit.

Qeveria e Alexis Tsipras është afruar prej kohësh me Rusinë e Vladimir Putinit dhe kjo shikohet si alarm i kuq nga Uashingtoni që ka nisur negocimin.

SHBA ishte ajo që bindi Athinën në vitin 2008 për të mos vënë veton kundër Shqipërisë në NATO. Këtë herë do tí kërkojë që të mos e bëjë në BE për të hapur negociatat me Shqipërinë. /tesheshi.com/

Tags: Edi RamaGreqinaftatillerson

Related Posts

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it
Kryesore

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

04/07/2025
Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!
Ekonomi

Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

04/07/2025
Danimarka, drejt një vendimi që BE nuk e ka marrë kurrë më parë
Politikë

Danimarka, drejt një vendimi që BE nuk e ka marrë kurrë më parë

04/07/2025
Next Post
Rrihet brutalisht drejtori i burgjeve të Kosovës, Sokol Zogaj

Rrihet brutalisht drejtori i burgjeve të Kosovës, Sokol Zogaj

Dalin në treg atletet smart, ndryshojnë pamje përmes smartfonit (video)

Dalin në treg atletet smart, ndryshojnë pamje përmes smartfonit (video)

Ish-kryeshikasi Fatos Klosi: Iranianët që do vijnë nuk janë terroristë; mos sillemi si me “armët kimike”

Fatos Klosi: shërbimet iraniane po ndërhyjnë në Shqipëri për të goditur muxhahedinët, ja pse erdhën senatorët në Tiranë...

TË FUNDIT

  • Të fundit
Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

04/07/2025
Varësia europiane nga Kina, edhe më e shtrenjtë

Varësia europiane nga Kina, edhe më e shtrenjtë

04/07/2025
Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

04/07/2025
Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

04/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni