Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Si dhe pse Izraeli vret edhe mjekët

    Si dhe pse Izraeli vret edhe mjekët

    Kush janë të dënuarit për Srebrenicën?

    Kush janë të dënuarit për Srebrenicën?

    Pamje historike: kur komunistët dorëzojnë armët…

    Pamje historike: kur komunistët dorëzojnë armët…

    Srebrenica: 30 vjet nga një gjenocid mu në zemër të Evropës dhe Gaza

    Srebrenica: 30 vjet nga një gjenocid mu në zemër të Evropës dhe Gaza

    Albanese, “flakë për flakë” me SHBA

    Albanese, “flakë për flakë” me SHBA

    Sot, tre dekada nga Gaza e djeshme në Ballkan

    Sot, tre dekada nga Gaza e djeshme në Ballkan

    Një nëndetëse bërthamore amerikane, në një qytet evropian për herë të parë në histori

    Një nëndetëse bërthamore amerikane, në një qytet evropian për herë të parë në histori

    Videoja e parë e Oçalanit nga viti 1999, deklamimi: Lufta jonë mbarroi!

    Videoja e parë e Oçalanit nga viti 1999, deklamimi: Lufta jonë mbarroi!

    Pse luftëtarët palestinezë veshin mantele në fushën e betejës?

    Pse luftëtarët palestinezë veshin mantele në fushën e betejës?

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Detajet e aktit më të fundit të tragjikomedisë brenda PD-së: ja profilet e Jemin Gjanës dhe Valbona Mezinit

by te Sheshi
22/09/2017
in Kryesore, Politikë, Të fundit
Reading Time: 5 mins read
A A
Detajet e aktit më të fundit të tragjikomedisë brenda PD-së: ja profilet e Jemin Gjanës dhe Valbona Mezinit

Një sherr verbal dhe gati fizik është konsumuar  në kryesinë e PD-së duke kthyer skenat e vjetra të përplasjes së epokës berishjane në selinë blu.

Protagonistë këtij sheri kanë qenë një eksponent i vjetër që prej vitit 1991 dhe një nga të rinjtë, prurje të Lulzim Bashës.

Por çudia këtu është se i vjetri, që në këtë rast është Jemin Gjana, ishte në krahun e Lulzim Bashës dhe prurja e re e kryetarit aktual-kundër tij.

Jemin Gjana është rikthyer aktiv në PD, që pas largimit nga posti i ministrit të Bujqësisë, që Berisha ja hoqi një prej besnikëve të tij që në vitin 2009, kurse Mezini, një rishtare tashmë ka bërë premierën e saj në politikën aktive. Po kush janë këto dy personazhe që bënë lajm në radhët e opozitës?

Jemin Gjana

Një kuksian 24 karatësh, nga Bicaj me origjinë, Gjana është bashkuar me PD-në që në vitin 1991, jo nga Kukësi, por nga Pogradeci, aty ku jetoi për një kohë të gjatë si një kuadër drejtues bujqësie në epokën komuniste.

Ekonomist me profesion Gjana ka një karrierë shumë të gjatë në Partinë Demokratike,  megjithatë nuk arriti kurrë të bëhej një nga drejtuesit e spikatur të saj, por ka lëvizur në radhët e dyta, duke u bërë kryesisht protagonist me incidente të vogla, ku nuk ka pasur drojtje që të përplaset për të spikatur besnikërinë e tij ndaj liderit, në atë kohë ndaj doktor Berishës.

Në pushtetin e parë të Partisë Demokratike;  pra në vitet 1992-1997, Jemin Gjana nuk pati ndonjë rol qeveritar, ai qëndroi në Parrlament si një deputet që fliste kryesisht për të sulmuar kundërshtarët.

Gjatë kohës së opozitës së gjatë 1997-2005, Jemin Gjana u afrua me Berishën në sektorin e organizimit të Partisë Demokratike dhe është përdorur në shumë zona për të vënë rregullin kur kishte “rebelime”.

Kështu në vitin 2000 dhe vitin 2003, kur në degën e Partisë Demokratike të Shkodrës ka pasur përplasje të thella për të zgjedhur kryetarin apo kandidatin për kryebashkiak, Berisha çonte Jemin Gjanën për të vënë situatën nën kontroll.

Pika më e nxehtë ka qenë viti 2003, kur Sali Berisha me Jozefina Topallin u përplasën fort për kandidatin për kryetar bashkie.

Topalli kandidoi një njeri të lobingut të saj, por që brenda 24 orësh ai u largua duke dhënë dorëheqjen për shkaqe “shëndetësore”.

Berisha vuri veton duke emëruar Artan Harxhin, një profesor i Universitetit të Shkodrës dhe sherrin brenda degës e zgjidhi duke dërguar Jemin Gjanën.

Të njëjtën skemë zgjodhi edhe Lulzim Basha në vitin 2013 kur dërgoi Gjanën për të shmangur shizmën në PD-në e Shkodrës dhe për kryetar u zgjodh një outsider, Ramiz Çoba, i cili më pas iu kundërvu Lulzim Bashës. Në 2017 sërish Gjana shuajti me izmën e Bashës revoltën e Çobës.

Në vitin 1999 kur Sali Berisha ishte në kohën më të keqe, kur Genc Pollo dhe Tritan Shehu largohen për të formuar PDr-në, emëron Jemin Gjanën si kryetar i grupit parlamentar të PD-së, që e nominoi me frazën “qëndrestarët”.

Dhe dy vite më pas, doktori i jep Jeminit një tjetër rol të fortë, atë të kryenegociatorit për reformën zgjedhore që ndryshoi sistemin elektoral me një raund mazhoritar plus proporcional që u njoh edhe me emrin “Mega-Dushku” për mundësinë që i jepte një force politike që të merrte deputetë nga të dy krahët.

Për besnikërinë e tij, Berisha e shpërbleu Jemin Gjanën me të vetmin post ministror në vitin 2005, kur PD erdhi në pushtet më në fund.

Për një mandat të plotë, Gjana drejton Ministrinë e Bujqësisë, ku duhet thënë se nuk pati përgjithësisht akuza për skandale apo lidhje korruptive.

Në vitin 2009 Gjana lihet mënjanë dhe nuk futet në qeverinë Berisha-Meta, duke qëndruar vetëm deputet. Por pas katër vitesh në humbjen e madhe, Jemini nuk caktohet si kandidat për deputet, duke tentuar ta largojnë përfundimisht nga politika.

Por Gjana nuk tërhiqet, merr situatën në dorë dhe sulmon thuajse gjithë ministrat e PD-së duke i cilësuar të korruptuar dhe indirekt akuzon Sali Berishën për “ndërprerje karriere”.

I dërgon mesazh Lulzim Bashës se “gjysma e grupit parlamentar po punon kunder teje”, duke i bërë të ditur se është gati për tu ngjitur në postin e “kryeinkuizitorit”.

Dhe në fakt, kryetari i PD-së, edhe pse nuk e kandidon  për deputet në zgjedhjet e 25 qershorit 2017, thërret Jemin Gjanën pikërisht kur ishte në momentin më të dobët, kur një pjesë e madhe e figurave të rëndësishme të opozitës kërkojnë largimin e Lulzim Bashës.

Kreu i opozitës i jep kuksianit të ardhur nga Pogradeci dy role të rëndësishme: të shuajë revoltën në degën e Shkodrës dhe të drejtojë zgjedhjet për kryetarin e PD-së në fund të korrikut.

Të dyja këto role, Gjana i kryen sipas porosisë së Bashës.

Sulmon fuqishëm Jozefina Topallin, Astrit Patozin dhe Besnik Mustafajn dhe largon nga dega e Shkodrës ku u komandua gati si një kryetar, të gjithë njerëzit e Jozefinës.

Drejton një proçes zgjedhor brenda PD-së mjaft të diskutuar dhe madje me prova ku shfaqeshin raste trukimi dhe merr flamurin e njeriut që kërkon të vendosë rregullin brenda selisë blu.

Incidenti i mbrëmshëm nuk është i pari i Jeminit, i cili pikërisht në kohë të vështira dhe përçarjesh brenda PD-së është ofruar si “njeri i dorës së fortë” që është gati të përplaset me këdo.

Gjana gjithmonë ka pasur një antipati për të ashtuquajturit “aristokratë” brenda PD-së që kanë dalë e kanë ardhur duke marrë poste. Por edhe ai nuk ka ndenjur duarkryq, duke përdorur edhe grushtat kundër tyre dhe mbrotjur kryetarin e radhës.

Valbona Mezini

Vjen nga bota e medias, ku ka një karrierë jo shumë të gjatë si folëse e lajmeve në disa TV. Me largimin e Erla Mëhillit dhe Silvi Bardhit, Valbona Mezini vendoset tek podiumi i selisë blu në sallën e konferencave si zëdhënëse.

E afruar nga Erla Mëhilli, që prej vitit 2009 është si zëdhënëse e doktor Berishës, Mezini  promovohet nga Lulzim Basha në kryesinë e PD-së, si një kompromis me grupin e Shkëlzen Berishës, rreth i të cilit është edhe Mezini.

Por, ajo nuk u kandidua për deputete, duke shënuar kështu një humbje të rëndësishme të rrethit të familjarëve të Sali Berishës në selinë blu.

Kështu Jamarbër  Malltezi, bashkëshorti i vajzës së Sali Berishës nuk u kandidua, Keltis Kruja, bashkëshorti i Erla Mëhillit dhe shok i Shkëlzen Berishës nuk u kandidua, Avenir Peka, gjithashtu njeri i afërt i djalit të Kryeministrit u mënjanua nga Basha.

Duke ardhur tek Valbona Mezini, u kompletua një çarje e fortë e Lulzim Bashës me rrethin e asaj që quhet “Familja e doktorit”.

Mezini si profil njihet pak në publik si në profesionin e saj, ashtu edhe brenda PD-së. Ajo nuk ka krijuar një profil publik që të krijojë individualitetin e saj.

Siç duket tentoi mbrëmë, por nuk e la Jemini, që ishte gati të përdorte edhe grushtet kundër një femre…. /tesheshi.com/

Related Posts

Si dhe pse Izraeli vret edhe mjekët
Kryesore

Si dhe pse Izraeli vret edhe mjekët

11/07/2025
Kush janë të dënuarit për Srebrenicën?
Ballkani

Kush janë të dënuarit për Srebrenicën?

11/07/2025
Pamje historike: kur komunistët dorëzojnë armët…
Bota & Rajoni

Pamje historike: kur komunistët dorëzojnë armët…

11/07/2025
Next Post
Asambleja e Përgjithshme e OKB, flamuri kuqezi përkrah atij amerikan (foto)

Asambleja e Përgjithshme e OKB, flamuri kuqezi përkrah atij amerikan (foto)

Prishtina sot në ditën pa makina, ministrja e Mjedisit shkon në punë me biçikletë

Prishtina sot në ditën pa makina, ministrja e Mjedisit shkon në punë me biçikletë

Tërmeti në Meksikë: qeni që po habit Botën, shpëtoi 52 jetë njerëzish (foto)

Tërmeti në Meksikë: qeni që po habit Botën, shpëtoi 52 jetë njerëzish (foto)

TË FUNDIT

  • Të fundit
Si dhe pse Izraeli vret edhe mjekët

Si dhe pse Izraeli vret edhe mjekët

11/07/2025
Kush janë të dënuarit për Srebrenicën?

Kush janë të dënuarit për Srebrenicën?

11/07/2025
Pamje historike: kur komunistët dorëzojnë armët…

Pamje historike: kur komunistët dorëzojnë armët…

11/07/2025
Srebrenica: 30 vjet nga një gjenocid mu në zemër të Evropës dhe Gaza

Srebrenica: 30 vjet nga një gjenocid mu në zemër të Evropës dhe Gaza

11/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Roald A. Hysa: Logo “hallall” dhe “turizmi hallall”

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • Get Xanax Online
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo
  • Safely Buy Diazepam or Valium Online
  • Tramadol hydrochloride Online

Na ndiqni