Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Detaje të frikshme nga tregtia e skllevërve-emigrantë në Libi: dhe bota rri e vështron

by te Sheshi
21/02/2017
in Kryesore
Reading Time: 4 mins read
A A
Detaje të frikshme nga tregtia e skllevërve-emigrantë në Libi: dhe bota rri e vështron

Një varr masiv që nuk ka nevojë të verifikohet nga Kombet e Bashkuara. Çdo ditë, mesatarisht 14 emigrantë, pjesa më e madhe e të cilëve nga vendet Afrikës sub-sahariane, vdesin përgjatë Mesdheut.

Shumë shohin sesi ëndrra e tyre europiane shndërrohet në një makth shumë përpara se ata të qëndrojnë grumbuj-grumbuj përpara varkave të lehta prej gome në brigjet e Libisë.

Ata janë viktima të një masakre të heshtur në shkretëtirën e Saharasë – një udhëtim edhe më vdekjeprurës sesa kalimi i detit, sipas Organizatës Ndërkombëtare të Emigracionit.

Sapo të vijë pranvera, me mijëra emigrantë dhe refugjatë që i largohen varfërisë dhe dhunës do të vdesin në Libi, por publiku do të dëgjojë shumë pak për këtë. Lodhja nga dhimbsuria ka nisur të ndjehet. Numrat janë bërë shumë të mëdhenj për të pasur kuptim. Është një histori e vjetër: tashmë njerëzit ndjehen të mësuar me imazhet e burrave të lidhur së bashku nëpër anije të vogla duke kapërcyer detin me dallgë. Ndoshta, kjo vjen për shkak se ata janë afrikanë dhe janë etiketuar tashmë si “emigrantë të padëshiruar ekonomikë”. Këta janë njerëz që liderët europianë, kanë në mendje, ndoshta kur flasin për mizëritë, epidemitë e pushtuesit. Fokusi i kuptueshëm mbi refugjatët sirianë ka zhvendosur vëmendjen nga rruga më e rrezikshme drejt Europës, përmes Libisë.

Ose ndoshta, për shkak se me tre qeveri rivale që duan të vendosin kontrollin mbi anarkinë në Libi, dhe me pushtetin real që mbahet nga duart e milicive të armatosura, të hysh në këtë vend për të treguar historinë është po aq e vështirë dhe e rrezikshme. Një gjë po bëhet e qartë – shumë njerëz kanë nisur ta shohin këtë situatë tragjike më shumë sikur të ishte problem i europianëve, sesa për vetë emigrantët.

Njerëzit duket se kanë nisur të mos e vrasin më mendjen për ta. Ashtu si tregon autori i shumë dokumentarëve, Ross Kemp, qëllimi i punës së tij është t’i bëjë njerëzit ta vrasin mendjen sërish e të ndjejnë se duhet bërë diçka. Kjo është arsyeja përse ekipi i tij shkoi në Libi – për t’u përpjekur të hedhë një rreze drite në fatkeqësinë e pazbardhur të emigrantëve larg vijës bregdetare dhe për të treguar historitë njerëzore të burrave dhe grave që ndërmarrin udhëtimin.

Ajo që ata panë atje nuk ishte asgjë më pak sesa një tregti modern skllevërish. Dukej sikur asgjë nuk ka ndryshuar në këto 300 vjet që kur tributë e shkretëtirës përdornin të njëjtat rrugë për të sjellë skllevër në Afrikën e Veriut: grave nigeriane u thuhet se ato do të shkonin në Itali për të punuar si pastruese shtëpish vetëm që të trafikoheshin përmes rreziqeve të shkretëtirës me asnjë ide se kur mund të niseshin drejt destinacionit të kërkuar, të rinjë që rrihen në mënyrë barbare dhe mbahen robër me muaj të tërë derisa familjet e tyre të paguajnë shpërblimin, gra të detyruara të marrin pilula për të shmangur shtatzanitë në duart e pengmarrësve të tyre.

Ajo që e bën këtë fatkeqësi akoma edhe më të trishtuar është se pjesa më e madhe nuk e kanë idenë se në çfarë vendi do të hyjnë. Ekipi i reporterëve është dëshmitar dhe foli me ta – të tronditur e të shkundur nga udhëtimi përmes kufirit shkretëtinor me Nigerin e të mbushur me një optimizëm naiv.

Edhe në kampet më famëkeqe të refugjatëve në botë, ka ndonjëherë ushqim, mjekime dhe punonjës ndihmash që ofrojnë mbështetje. Në qendrat e ndalimit në Libi, emigrantët mbyllen dhe lihen atje të kalben. Është një katastrofë humanitare që nuk ndeshet me asnjë lloj ndihme nga organizatat e ndihmës. Për dhjetëra mijë emigrantët në këtë vend, nuk ka asnjë mundësi arratisjeje. Libia nuk i dëshiron ata, Europa nuk i do e madje, edhe vendet e tyre nuk i duan më pas.

Perëndimi ka një përgjegjësi të madhe për Libinë për shkak të rolit që pati në rrëzimin e diktatorit Muamer Gedafit  pa asnjë strategji për hapin e radhës. Dhe në pesë vjet e gjysmë nga vdekja e tij, mungesa e ligjit dhe anarkia kanë krijuar kushte perfekte për trafikun e qënieve njerëzore që ka njohur lulëzim të paparë.

Muajin e kaluar, liderët e Bashkimit Europian u vendosën nën presion për të ndaluar valën e emigrantëve që udhëtonin drejt Europës e nënshkruan një marrëveshje me Libinë. Por në vend që të ndihmonte njerëzit që të shpëtonin, kjo marrëveshje synonte t’i mbante ata atje. Vetëm një hap larg nga kthimi i detyrueshëm.

Derisa kushtet e atyre njerëzve të përmirësohen, askush nuk mund ta konsiderojë marrëveshjen një zgjidhje të pranueshme për një situatë të tillë të tmerrshme.

Përgatiti: Juli Prifti – /tesheshi.com/

Related Posts

Nga Suezi në Hormuz: kur një ngushticë destabilizon ekonominë globale
Ekonomi

Nga Suezi në Hormuz: kur një ngushticë destabilizon ekonominë globale

04/07/2025
Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?
Kryesore

Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

04/07/2025
Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?
Diplomaci

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

03/07/2025
Next Post
Demarkacioni, komisioni për territorin jep versionin e pushtetit: Çakorri nuk i takon Kosovës

Demarkacioni, komisioni për territorin jep versionin e pushtetit: Çakorri nuk i takon Kosovës

Doni të ruani identitetin? Mos e nxirrni gjuhën në publik

Doni të ruani identitetin? Mos e nxirrni gjuhën në publik

Eurodeputeti Fleckenstein në Tiranë: me Bashën do flasë, por nuk negocioj

Eurodeputeti Fleckenstein në Tiranë: me Bashën do flasë, por nuk negocioj

TË FUNDIT

  • Të fundit
Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

04/07/2025
Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

04/07/2025
Rruga e vetme e OBSH-së kundër alkoolit, duhanit dhe pijeve me sheqer

Rruga e vetme e OBSH-së kundër alkoolit, duhanit dhe pijeve me sheqer

04/07/2025
Danimarka, drejt një vendimi që BE nuk e ka marrë kurrë më parë

Danimarka, drejt një vendimi që BE nuk e ka marrë kurrë më parë

04/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni