Kancelari austriak Sebastian Kurz konfirmoi këtë të mërkurë se ka patur një marrëdhënie financiare mes njeriut i cili vrau 50 persona në dy xhami në Christchurch të Zelandës së Re dhe Lëvizjes Austriake për Identitet, një ekstrem i krahut të djathtë, për ironi në atë kahje ku vërtitet politikisht dhe vetë Kurz, i njohur për qëndrime anti-turke me tendenca islamofobike.
Kurz tha se Austria po konsideron shpërndarjen e lëvizjes, e cila e ka si kauzë të saj ruajtjen e identitetit evropian, raporton Reuters.
Policia austriake kontrolloi banesën e kreut të Lëvizjes Austriake për Identiteti, Martin Sellner. Në kompiuterin e tij është gjetur dhe adresa e e-mail-it të Brenton Tarrant, vrasësit në dy xhami. /tesheshi.com/