Bashkimi Europian është shfaqur i zemëruar për dështimin basha-Rama dhe ka shprehur qëndrimin për reformën e drejtësisë në Parlament.
Komisioni Europian, e ka cilësuar si “rast të humbur”, takimin e djeshëm mes kryeministrit Edi Rama dhe kreut të opozitës, Lulzim Basha.
Zëdhënësja e KE-së, Maja Koçijançiç e pyetur nga gazetarja e televizionit Klan, Erisa Zykaj në lidhje me takimin e djeshëm midis kryeministrit dhe liderit të opozitës, ka thënë: “Ishte vërtet një rast i humbur.
Qëndrimi ynë për reformën nuk ka ndryshuar. Ne duam që reforma të aprovohet. Ne shpresojmë që kontaktet dhe bisedimet për këtë reformë të rifillojnë.
Për ne është një reformë e rëndësishme dhe gjithçka që ka thënë komisioneri Hahn dhe përfaqësuesja e lartë mbetet e vlefshme”.
Kocijançiç tha gjithashtu se kjo reformë është esenciale për hapin e ardhshëm të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.
/tesheshi.com/