Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

    Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

    Anëtarët e NATO-s me shërbim të detyrueshëm ushtarak?

    Anëtarët e NATO-s me shërbim të detyrueshëm ushtarak?

    Debat mbi nikabin në vendin me shumicë muslimane

    Debat mbi nikabin në vendin me shumicë muslimane

    Reagimi i parë i Trump-it për partinë e re nga Musk

    Reagimi i parë i Trump-it për partinë e re nga Musk

    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

    Nga Turqia, mesazh Greqisë për F-35

    Nga Turqia, mesazh Greqisë për F-35

    Fëmijët e djeshëm të Srebrenicës, si të Gazës sot: të vrarë pa asnjë faj!

    Fëmijët e djeshëm të Srebrenicës, si të Gazës sot: të vrarë pa asnjë faj!

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Dështimi i projektit për Brezovicën dhe Postë/Telekomin goditje e rëndë për ekonominë e Kosovës

by te Sheshi
20/06/2016
in Ekonomi, Kryesore
Reading Time: 5 mins read
A A
Dështimi i projektit për Brezovicën dhe Postë/Telekomin goditje e rëndë për ekonominë e Kosovës

Nga Bashkim Kastrati

Dështimi i projektit për privatizimin e kompleksit turistik Brezovica është një tregues shumë i keq për ekonominë e Kosovës. Institucionet përkatëse sërish kanë dështuar në projekte të mëdha, e sërish nuk ka investime të mëdha të huaja, të cilat do të hapnin vende të reja të punës dhe do të ndikonin në zhvillimin e përgjithshëm ekonomik.

Tashmë edhe zyrtarisht ka dështuar projekti i Brezovicës, projekt shumë i rëndësishëm për ekonominë e vendit. Ky dështim erdhi për faktin se konzorciumi i kompanive “MDP Consulting – Compagnie des Alpes”, ka dështuar t’i sigurojë 163 milionë euro për fazën e parë të investimeve në kompleksin turistik Brezovica.

Komuniteti Drejtues Ndërministror ka njoftuar se Konzorciumi i udhëhequr nga Kompania franceze ka dështuar të përmbushë përmbylljen financiare dhe të sigurojë mjetet e nevojshme financiare për implementimin e fazës së parë për Zhvillimin e Projektit të Brezovicës.

Në një njoftim për media thuhet se si rrjedhojë e pamundësisë së partnerit privat për të siguruar mjetet financiare në përputhje me termat dhe kushtet e Marrëveshjes së PPP dhe propozimin detyrues nga Partneri Privat, Komiteti Drejtues Ndërministror në përputhje me kontratën ka marrë vendim për të shkëputur Marrëveshjen e PPP-së dhe për ekzekutimin e sigurimit të tenderit të Partnerit Privat (500.000euro).

“Veprimet juridike të ushtruara nga ana e Qeverisë janë plotësisht në përputhje me termat dhe kushtet e Marrëveshjes së PPP-së dhe të gjithë legjislacionin përkatës. Edhe pse ky nuk është rezultati i preferuar i përfundimit të procesit të Marrëveshjes së PPP, është e nevojshme për të mbrojtur interesin publik dhe për të minimizuar rreziqet financiare që lidhen me zbatimin e Projektit për Zhvillimin e Qendrës Turistike të Brezovicës”, thuhet në njoftim.

Më tej, nga KDNM bëjnë të ditur se edhe pse procesi i tanishëm i prokurimit është duke u përfunduar, Qeveria e së Kosovës rithekson angazhimin e saj për zbatimin e Projektit për Zhvillimin e Qendrës Turistike të Brezovicës, në muajt e ardhshëm, përmes një procesi qe do të zhvillohet me procedura tjera.

“Projekti mbetet një projekt me rëndësi strategjike për Kosovën dhe komunitetin lokal dhe Qeveria është e bindur se një qendër turistike e klasit botëror do të zhvillohet nga investitorë, zhvillues dhe operues të njohur ndërkombëtarë në një të ardhme të afërt”, thuhet më tej në njoftim.

Si të veprohet tuje?

Është raportuar në muajt e fundit për një dështim të mundshëm të këtij projekti, për shkak se investitorit nuk ka mundur që t’i sigurojë mjetet financiare, por zyrtarët e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë e kanë mohuar një gjë të tillë, duke thënë se projekti nuk do të dështojë, por do të realizohet.

Ministrja e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë në fillim të muajit kishte thënë se nuk është e sigurt se çka do të ndodhte me projektin. Por, ajo jepte edhe zgjidhjen se çka nëse dështonte konzorciumi francez të siguronte 163 milionë euro.

Bajrami thoshte se janë në kontakte me investitorë tjerë nëse projekti dështon, duke u mbështetur tek lehtësirat që do t’i sjellë ligji i ri për investime Strategjike.

“Nëse ndodhë një gjë e tillë, ne kemi Ligjin për Investime Strategjike, që shumë shpejt do të kalojë në Kuvend… Me këtë ligj, unë e kam thënë edhe më herët, e mira që i është bërë Brezovicës, është se i është bërë një marketing nga ana e konzorciumit, ata kanë mobilizuar të gjithë potencialin për të gjetur financues për projektin dhe i ka dhënë projektit një renome. Sot e asaj dite jemi në kontakt me dhjetëra kompani që janë të njohura në resorte të skijimit, që kanë shprehur interesin në forma të ndryshme për projektin, por nuk kanë arritur marrëveshjet me konzorciumin”, ka thënë Bajrami me 1 qershor të këtij viti.

Dështimi i projektit të Brezovicës është dështimi i dytë i madh në Kosovë. Privatizimi i Postë/Telekomit të Kosovës, ishte një dështim i madh dhe në lidhje me këtë çështje tashmë kompania fituese e ka paditur Qeverinë e Kosovës në gjykatën e arbitrazhit, dhe në rast se e fiton kontestin, Kosovës do t’ia nxjerrë miliona euro, pasi Fondit Investiv “AXOS” kërkon hiq më pak se 50 milionë euro nga ky kontest. Ndërsa, merret vesh se vetëm përfaqësimi profesional ligjor, dëmton buxhetin e Kosovës afër 200 mijë euro.

Dështimi i privatizimit të Postë/Telekomit të Kosovës dhe nisja e procesit të arbitrazhit ndërkombëtar për atë proces, ka bërë që për momentin të ndalen përpjekjet për ta privatizuar këtë kompani publike. Arbitrazhi po frikëson investitorët, duke bërë që ata të hezitojnë të fusin kapitale në proceset me garim të hapur.

Dështimet e këtyre dy projekteve të mëdha janë një sinjal shumë i keq për investitorët potencial dhe për joseriozitetin që e kanë krijuar institucionet e Kosovës në lidhje me investimet e huaja.

Pacolli e kishte paralajmëruar dështimin e projektit të Brezovicës

Dështimin e projektit të Brezovicës e ka paralajmëruar kreu i Aleancës Kosova e Re dhe ish-zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli. Ai para disa muajve ka deklaruar se ka informacione të sigurta se ky projekt do të dështonte. Dihet se Pacolli ka lidhje të shumta me biznesmenë anembanë Botës dhe një informacion i tillë mund t’i ketë ardhur.

Pasi që u zyrtarizua dështimi i projektit, Pacolli ka reaguar sërish në lidhje me këtë çështje. Ai ka thënë se kjo ishte një gjë e pritur për të, duke parë mënyrën se si e trajtoi qeveria atë projekt.

Ai ka thënë se ky projekt krejtësisht është i kamufluar dhe nuk ka pasur transparencë gjatë gjithë periudhës sa është menahuar dhe rezultati është ky.

“E them këtë sepse natyrshëm pas dështimin të kompanisë së parë fituese për të kryer obligimet e veta, mundësia është dashur ti jepet kompanisë së dytë ofertuese. Por, çuditshëm kjo nuk ka ndodhur dhe unë kam marrë informacione se kjo kompani tani është duke bërë një propagandë shumë negative për Kosovën nëpër botë, me arsyen e vetme sepse nuk i është dhënë mundësia e përfshirjes në projekt pas dështimit të kompanisë së parë. Sot është vonë për çdo gjë dhe ky është një dështim absolut i Kosovës për fajin e individëve që e udhëheqin qeverinë”, ka deklaruar Pacolli, duke shtuar se në një shtet ku funksionon rendi dhe ligji, në rrethana të tilla dikush do të duhej të dilte patjetër para drejtësisë për të dhënë llogari.

Ai ka bërë edhe një paralajmërim në lidhje me dështimin e mundshëm të projektit për ndërtimin e termocentralit “Kosova e Re”.

“Më vjen shumë keq që rrugën e dështimit të Brezovicës e ka marrë edhe projekti “Kosova e Re”. Qeveria e Kosovës e di mirë që nuk ka asnjë shenjë që atë projekt ta realizojë dhe vetëdijshëm e gënjen dhe e mashtron qytetarin e Kosovës. Në të njëjtën mënyrë, është duke e falimentuar edhe Trepçën. Sinqerisht nuk e di se deri kur do ti durojë shoqëria jonë këto tronditje dhe humbje të mëdha financiare për shkak të mosvullnetit, mos profesionalizmit dhe mosdijes së disa individëve për të punuar”, ka deklaruar Pacolli.

Në situatën e re të krijuar, Qeveria e Republikës së Kosovës ka konfirmuar tashmë se do të mbetet e angazhuar për zbatimin e Projektit për Zhvillimin e Qendrës Turistike të Brezovicës, në muajt e ardhshëm, përmes një procesi që do të zhvillohet me procedura tjera. /tesheshi.com/

Related Posts

A mund dot Europa ta ndalë Rusinë thjesht me më shumë para për mbrojtjen?
Analizë

A mund dot Europa ta ndalë Rusinë thjesht me më shumë para për mbrojtjen?

07/07/2025
Si lidhen sulmet izraelite ndaj Iranit me krizën e mbrojtjes ukrainase
Gjeopolitikë

Si lidhen sulmet izraelite ndaj Iranit me krizën e mbrojtjes ukrainase

06/07/2025
Fëmijët e djeshëm të Srebrenicës, si të Gazës sot: të vrarë pa asnjë faj!
Ballkani

Fëmijët e djeshëm të Srebrenicës, si të Gazës sot: të vrarë pa asnjë faj!

06/07/2025
Next Post
Amerikanja “Foreign Policy”: “Shkupi 2014” u planifikua për 80 milion euro, po shkon në 1 miliard

Amerikanja “Foreign Policy”: “Shkupi 2014” u planifikua për 80 milion euro, po shkon në 1 miliard

Loja e re sfiduese mes prindërve të rinj (foto)

Loja e re sfiduese mes prindërve të rinj (foto)

Kosova e Shqipëria me politika të përbashkëta edhe në fushën kërkimore

Kosova e Shqipëria me politika të përbashkëta edhe në fushën kërkimore

TË FUNDIT

  • Të fundit
Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

07/07/2025
A mund dot Europa ta ndalë Rusinë thjesht me më shumë para për mbrojtjen?

A mund dot Europa ta ndalë Rusinë thjesht me më shumë para për mbrojtjen?

07/07/2025
Trump njofton marrëveshjen me Hamasin: “Ka një shans…”

Trump njofton marrëveshjen me Hamasin: “Ka një shans…”

07/07/2025
Të dalët feje: Papa i ri, në vijim i paraardhësit të tij

Të dalët feje: Papa i ri, në vijim i paraardhësit të tij

07/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni