Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Dështimi për integrimin serbëve të veriut të Kosovës: 5 inspektorë marrin rroga dhe nuk punojnë fare

by te Sheshi
29/05/2017
in Kryesore, Politikë
Reading Time: 4 mins read
A A
Dështimi për integrimin serbëve të veriut të Kosovës: 5 inspektorë marrin rroga dhe nuk punojnë fare

Nga Bashkim Kastrati

Marrëveshjet e arritura ndërmjet Kosovës dhe Serbisë me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian deri më tani janë treguar pak të efektshme, sidomos në Kosovës. Pjesë e marrëveshjeve ka qenë edhe integrimi i strukturave paralele të veriut në institucionet e Kosovës. Një pjesë e tyre u integruan në Policinë e Kosovës, ndërkaq ata deklaruan se nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, vendit që do të duhej t’i shërbenin. Një grup i tyre pati refuzuar të hyjë në trajnime në shkollën policore në Vushtrri derisa të largohej flamuri i Kosovës.

Në kuadër të këtyre marrëveshjeve janë punësuar edhe pesë inspektorë serbë të punës që e kanë obligim për të inspektuar komunat në veri të Kosovës, por ata nuk janë duke i dhënë raport askujt, ndërkaq në anën tjetër i marrin pagat rregullisht. Sipas një hulumtimi të Qendrës Kosovare për Gazetari Hulumtuese – Preportr, e cila funksionon në kudër të organizatës Çohu!, këta inspektorë janë: Goran Vukojeviç, Ivan Jaksiç, Srecko Sofronijeviç, Veljko Andjelkoviç dhe Vladan Radi.

Kryeinspektori i punës Basri Ibrahimi ka thënë për Prepotr se ata janë të punësuar, marrin rrogë por nuk kanë dhënë deri më tani asnjë raport të aktiviteteve të tyre. Për më tepër ai thotë se nuk ka pasur ende kontakt me këta inspektorë, të cilët paguhen nga taksat e qytetarëve të Kosovës.

“Ata ende nuk kanë filluar funksionimin e tyre. Në Inspektorat të Punës nuk janë të lajmëruar. Ata janë të punësuar marrin rrogë, por janë të punësuar në bazë të marrëveshjes së Brukselit, kjo është çështje politike që ka të bëjë me integrimin e tyre. Në të gjitha institucionet ka shkuar kështu. Ne i kemi vetëm të evidentuar si punëtorë, por që kontakte me ta nuk kemi”, thotë Ibrahimi.

Sipas njohësve të zhvillimeve politike në Kosovë ky është një dështim i radhës për të integruar serbët në veri dhe se dialogu i Brukselit po tregon se nuk ka dhënë rezultate të duhura për Kosovën, pasi që në veri situata nuk po ndryshon për të mirë, ndërkaq ndikimi i Serbisë vazhdon të mbetet i madh.

Opinionisti Krenar Shala ka thënë për tesheshi.com se për integrimin e serbëve të Kosovës në institucionet e Kosovës është e domosdoshme që Kosova ta ketë një qeveri të mirë e cila do ta kishte prioritet real zhvillimin e Kosovës.

“Mendoj qe integrimi i serbëve të Kosovës varët kryekëput nga një qeverisje e mirë në Prishtinë, e cila fokusohet në zhvillim ekonomik, sundim të ligjit dhe demokratizim institucional dhe shoqëror.

Ndryshe, hulumtimi i Preportr tregon për një ngecje të theksuar sa i përket fushës së inspektorateve. Në Kosovë, një numër i konsiderueshëm i inspektorateve janë themeluar gjatë vitit 2006. Pavarësisht që me anë të kompetencave inspektoratet janë në nivel shumë të lartë hierarkik, hulumtimi identifikon se inspektoratet nuk kanë dhënë rezultate konkrete në fushën e zbatimit të ligjeve prej themelimit të tyre e deri më tani.

Ngecja kryesore duket se qëndron në mënyrën kaotike të funksionimit dhe organizimit  të inspektorateve. Ato janë të shpërndara nëpër institucione të veçanta si ministri, komuna dhe institucione të tjera të pavarura.

Si rrjedhojë edhe llogaridhënia e inspektorateve është e pa koncentruar. Ato përgjithësisht raportojnë në institucionet ku funksionojnë. Shumica e këtyre raporteve janë vetëm për nevoja të brendshme dhe nuk janë publike. Edhe ato që janë publike janë të përfshira në raportet e institucioneve ku funksionojnë e jo të kategorizuara si punë e inspektorateve.

Gjatë këtij hulumtimi, Preportr ka gjetur se janë rreth 35 inspektorë të akuzuar nën veprën “Shpërdorim i pozitës zyrtare, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm”, ndër ta tre janë kryeinspektorë të inspektorateve dhe një koordinator rajonal i inspektoratit.

Rreth 61 % e të rinjve punojnë pa kontrata

Gjendja e keqe është sidomos sa i përket zbatimit të Ligjit të Punës. Inspektorati i Punës arrin që të inspektojë vetëm rreth 10 % të bizneseve dhe si pasojë ka shkelje flagrante të të drejtave të punëtorëve.

Sipas të dhënave të nxjerra nga “Anketa e Fuqisë Punëtore”, e cila realizohet nga Agjencia e Statistikave të Kosovës dhe që është publikuar në fund të muajit janar të këtij viti, 30 për qind e punëtorëve në Kosovë punojnë pa kontrata pune.

“Për të rinjtë e moshës 15 deri 24 vjeç, përqindja e atyre që punonin pa kontratë ishte 61.3%. Kur u pyetën nëse kishin të drejtë në punën e tyre kryesore, të përfitimit nga një skemë e sigurimeve sociale në punë, të dhënat nga anketa treguan se vetëm 2.8% e punonjësve e kishin këtë të drejtë”, thuhet ndër të tjera në raport.

Gjithashtu edhe Qendra për Politika dhe Avokim (QPA) në muajin gusht të vitit 2016 ka bërë një anketim në lidhje me pajisjen e punëtorëve me kontrata të punës në rajonin e Prishtinës. Në sektorin e shërbimeve, tregtisë dhe hotelerisë rezulton se 38.46 për qind e punëtorëve punojnë pa kontrata, ndërsa në sektorin e ndërtimit ka dalë të jetë hiq më pak se 59.76 për qind.

Ky hulumtim tregon se në sektorin e ndërtimtarisë punëtorët punojnë me orar të tejzgjatur. Deri në 50 orë në javë janë deklaruar se punojnë 40.24 për qind e të anketuarve, ndërsa ka të atillë (14.63%) që punojnë deri në 60 orë në javë. Pavarësisht orarit të zgjatur, një pjesë e këtyre punëtorëve kanë deklaruar se nuk paguhen për orët shtesë, 41 për qind e të anketuarve janë përgjigjur se nuk janë paguar fare për orët shtesë të punës. /tesheshi.com/

Related Posts

Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?
Politikë

Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

03/07/2025
Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?
Diplomaci

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

03/07/2025
Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor
Kryesore

Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor

03/07/2025
Next Post
Veseli ngacmon VV-në: i përmend gjuajtjet me gurë, harron gjuajtjet me armë nga PDK-ja

Veseli ngacmon VV-në: i përmend gjuajtjet me gurë, harron gjuajtjet me armë nga PDK-ja

Një arsye interesante pse kjo grua i ka bërë këpucët në këtë formë (foto)

Një arsye interesante pse kjo grua i ka bërë këpucët në këtë formë (foto)

Profili i qeverisë “Zaev”: nga ambasadori që refuzoi Moskën tek asistenti i kryediplomatit amerikan në Shkup

Profili i qeverisë “Zaev”: nga ambasadori që refuzoi Moskën tek asistenti i kryediplomatit amerikan në Shkup

TË FUNDIT

  • Të fundit
Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

03/07/2025
Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

03/07/2025
Toka jonë: e rilindur apo e rivdekur?

Toka jonë: e rilindur apo e rivdekur?

03/07/2025
Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

03/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni