Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Dështimi i Kosovës në UNESCO: Opozita dhe analistët kërkojnë ndërprerjen e dialogut me Serbinë

by te Sheshi
09/11/2015
in Kryesore, Politikë
Reading Time: 5 mins read
A A
Dështimi i Kosovës në UNESCO: Opozita dhe analistët kërkojnë ndërprerjen e dialogut me Serbinë

Nga Blendi Gashi

I gjithë opinioni publik kosovar, e ka përjetuar kaq dështimin e Kosovës për t`u anëtarësuar në UNESCO. Të mësuar që nga pavarësia me ritin “Bac, u kry!”, ishte e vështirë të gëlltitej fakti që kësaj here “Bacës” i duhej dhënë lajmi i keq, “nuk u kry!”

Ky dëshpërim që ndihet gjithandej, madje shumë më tepër se sa humbja përballë Serbisë në Elbasan Arena, ka bërë që të shtohen zërat që kërkojnë ndërprerje të procest të dialogut me Beogradin, atje ku të hënën u fërkuan shumë duar prej qejfit të disfatës kosovare.

Ka dhe prej tyre që bëjnë përgjegjëse qeverinë, duke kërkuar deri dhe dorheqjen e saj, ose më së paku të ministrit të Jashtëm, Hashim Thaçi.

Lëvizja Vetëvendosje, e ka quajtur një lajm të keq për vendin dhe njëkohësisht indinjues.

“Ofensiva diplomatike e Serbisë e ushtruar gjatë kësaj kohe kundër pranimit të Republikës sonë në UNESCO e dëshmon shumë qartë atë që të gjithë e dinë, e që disa nuk po duan ta kuptojnë, Serbinë e kemi armik që nuk zgjedh mjete për të na luftuar. Sa më të urtë dhe të nënshtruar ndaj Serbisë, aq më e egër ajo ndaj nesh. Prandaj me të nuk mund të merremi vesh e të dialogojmë pa ndryshuar thelbësisht njëherë ajo. E, aq më pak t’ia plotësojmë kërkesat në Kosovë”, thuhet në kumtesën e VV-së.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës,  tha se Kosova e ka merituar plotësisht që të jetë anëtare e kësaj organizate, por votimi shpjegon se sa e komplikuar është rruga e Kosovës drejt anëtarësimit në këtë organizatë por edhe në vetë Kombet e Bashkuara.

“Për fatin e keq koncesionet qe i ka bërë Kosova në raport me vendet fqinje duke përfshirë këtu edhe dy marrëveshjet e fundit me Serbinë dhe Malin e Zi, nuk ishin të mjaftueshme që Serbia të mos e zhvillojë një fushatë të egër kundër anëtarësimit të Kosovës në UNESCO. Sidoqoftë, kjo në asnjë situatë nuk bën të na dekurajojë nga përkushtimi dhe vendosmëria jonë që anëtarësimin në UNESCO, OKB dhe organizata të tjera, ta synojmë me çdo kusht”.

Partia NISMA për Kosovën, tha se mospranimi i Kosovës në UNESCO është një lajm shumë i keq për vendin.

“Lufta agresive diplomatike e Serbisë, e cila tërë fushatën e saj kundër anëtarësimit te Kosovës në UNESCO e mbështeti në një strategji fashiste, dhe raciste, madje duke e krahasuar Kosovën edhe me ISIS-in, sot fitoi. Kjo sjellje e Serbisë tregon se ajo nuk është një vend miqësor në raport me Kosovën, por një vend armiqësor. Prandaj, rruga që ka zgjedhur Qeveria e Kosovës për të normalizuar marrëdhëniet me Serbinë, rrugë e cila kalon përmes koncesioneve të pandërprera në dëm të Kosovës e në dobi të Serbisë nuk është rrugë normalizimi por rrugë nënshtrimi. Kjo përbën edhe një argument më shumë se qeveria e Kosovës duhet të tërheq marrëveshjet e dëmshme për vendin tonë. Mospranimi i Kosovës në UNESCO është fiasko e diplomacisë së Kosovës”.

Deputeti i VV-së Ilir Deda, kërkuar që asnjë dialog të mos zhvillohet me Serbinë derisa ajo të mos e njohë pavarësinë e Kosovës.
“Dështimi për anëtarësim në UNESCO është dështimi i parë i Kosovës në arenën ndërkombëtare që prej shpalljes së pavarësisë. Njëjtë, është edhe dështim i procesit të Brukselit “të normalizimit të marrëdhënieve”. Kosova menjëherë duhet t’a ndërprejë dialogun me Serbinë dhe zbatimin e marrëveshjes për Bashkësinë e komunave, dhe të bëjë të qartë që pa njohje të pavarësisë nuk ka më asnjë kuptim për dialog. Dhe, të gjithë përgjegjësit në Qeveri të japin dorëheqje”, ka shkruar Ilir Deda në Facebook.

Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti, veç propozimit për ndërprerje të dialogut me Serbinë, ka thënë se duhet të bojkotohen edhe produktet e shtetit fqinj. Ai ka thënë se në botë, presioni ekonomik funksionon më së miri.

Dhe ja çfarë thonë analistët:

Halil Matoshi, thotë se fajtor është vetëm lidershipi që dështoi t’i bind edhe disa vende liberale pse Kosova duhej të bëhej anëtare e UNESCO-s – për arsye shkollimi e qytetnimi – që sipas tij në mase të madhe i mungon!?
“Sot Hashim Thaçi duhet me dhënë dorëheqje – ai është fajtori i parë – ai që verdallosej me analfabetin Behgjet Pacolli, i cili as Kazakistanin e tij nuk e bindi në favor të Kosovës”, ka theksuar Matoshi.

Lumir Abdixhiku, thotë se duhet Kosova duhet të nxjerr mësime nga ky dështim i dhimbshëm.

Ai përmes një postimi në Facebook ka shkruar se nëpër rrjedhat ndërkombëtare, fitorja nuk sigurohet me shantazhe, kërcënime e rivotime – me çfarë janë mësuar politikanët këndej; e edhe me pak duke i bërë qejfin vetes nëpër fotografi. Për këtë, thotë ai duhet një diplomaci kredibile; që mobilizon njerëzit më të mirë që ka ky vend – pa dallim partie apo bindjeve politike dhe shton se në betejat e jashtme, Kosovës i duhet unitet.

“Nuk ka kuptim asnjë proces i normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë, përderisa ajo pengon anëtarësimin tonë nëpër organizata ndërkombëtare; ky relacion më së paku është normalizues. Kosova duhet të rishikojë e rimendojë seriozisht gjithë formatin e procesit bisedues”, ka deklaruar Abdixhiku.

Astrit Gashi ka shprehur frikën se Kosova ka kaluar nga pozicioni NULL në -1 në këtë drejtim, duke thënë se do duhej të ishte kalkuluar më mirë edhe tërë ndërmarrësia në këtë drejtim.

“Por tash është vone dhe ky është mësimi që marrim. Tashti këto deme potenciale sigurisht se i evitojmë pakez nëse e pranojmë me qetësi këtë vendim dhe e mbrojmë vet pasurinë kulturore të Kosovës- përfshirë këtu Kishat Ortodokse!”, thotë ai.

Profesori i të Drejtës ndërkombëtare, Afrim Hoti thotë se ishte procedurë e vështirë por ka edhe përgjegjësi të institucioneve sepse këto janë pasojat dhe efektet negative të politikës dhe shërbimit të jashtëm të ndërtuar mbi lidhje familjare, klanore, fisnore, miqësore e çka jo tjetër.

“Kosova, duhet të hap gamën e veprimit të politikës sonë të jashtme për anëtarësime në organizata ndërkombëtare, në veçanti në organizata të spacializuara të OKB-së, tek të cilat mund të aplikojmë pa qenë anëtarë të saj. Dhe të tilla ka mjaft, janë gjithsejt 9 organizata duke përfshirë UNESCO-n që është vetëm njëra nga to. Le të shohim përpara, sepse nuk kam dilemë se do ia dalim”, ka shkruar ai. /tesheshi.com/

Related Posts

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it
Politikë

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

04/07/2025
Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!
Ekonomi

Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

04/07/2025
Danimarka, drejt një vendimi që BE nuk e ka marrë kurrë më parë
Politikë

Danimarka, drejt një vendimi që BE nuk e ka marrë kurrë më parë

04/07/2025
Next Post
Nga Osman D. GASHI: Fitorja, pësimi dhe mësimi nga UNESCO

Nga Osman D. GASHI: Fitorja, pësimi dhe mësimi nga UNESCO

Është vetëm 11 vjeç por fiton 1500 euro në muaj, ja me çfarë merret ky vogëlush

Është vetëm 11 vjeç por fiton 1500 euro në muaj, ja me çfarë merret ky vogëlush

Bisedimet në nivel ndërkombëtar për Sirinë vijojnë të shtunën në Vjenë

Bisedimet në nivel ndërkombëtar për Sirinë vijojnë të shtunën në Vjenë

TË FUNDIT

  • Të fundit
Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

04/07/2025
Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

04/07/2025
Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

04/07/2025
Rruga e vetme e OBSH-së kundër alkoolit, duhanit dhe pijeve me sheqer

Rruga e vetme e OBSH-së kundër alkoolit, duhanit dhe pijeve me sheqer

04/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni