Kur është fjala për specifikimet, mund të thuhet se iPhone X i Apple përfaqëson “një pajisje bishë”.
Megjithatë, përdorimi i aplikacioneve në këtë pajisje është një tjetër gjë tjetër.
Për shkak të dimensioneve specifike të ekraneve që janë të ndryshëm nga paraardhësit e tij, përdorimi i aplikacioneve në iPhone X në kohë të caktuara mund të jetë jashtëzakonisht i çuditshëm.
Duket se zhvilluesit më së shumti kanë pasur problem me butonin virtual Home, i vendosur në vend të atij klasik, i cili deri më tani ka qenë i pranishëm në telefonat e Apple.
Duke pasur parasysh se një numër i madh i aplikacioneve ende nuk janë përshtatur për iPhone X, mund të thuhet se ky është aktualisht një ndër të metat kryesore në këtë pajisje./tesheshi.com/