Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

    Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

    Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

    Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

    Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

    Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

    Anëtarët e NATO-s me shërbim të detyrueshëm ushtarak?

    Anëtarët e NATO-s me shërbim të detyrueshëm ushtarak?

    Debat mbi nikabin në vendin me shumicë muslimane

    Debat mbi nikabin në vendin me shumicë muslimane

    Reagimi i parë i Trump-it për partinë e re nga Musk

    Reagimi i parë i Trump-it për partinë e re nga Musk

    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Dëshmitari i masakrës: Islami, ish-ushtari budist i Mianmarit që pa fshatin e vet tek digjej

by te Sheshi
05/02/2018
in Artikuj të përzgjedhur, Bota & Rajoni, Kryesore
Reading Time: 5 mins read
A A
Dëshmitari i masakrës: Islami, ish-ushtari budist i Mianmarit që pa fshatin e vet tek digjej

Nazmul Islam u bë dëshmitar ndërsa ushtria përgatitej të sulmonte shtëpinë e tij në Tula Toli, ku banorët rohingia u dhunuan dhe u vranë. Pasi mbaruan me djegien e trupave, ushtarët porositën pulë me kërri.

Nazmul Islam ishte aty ndërsa banorët budistë vendas përgatisnin ushqimin për burrat që ai thotë se përdhunuan dhe masakruan me dhjetëra muslimanë Rohingia nga fshati Tula Toli në shtetin verior të Mianmarit, Rakhine.

Vetëm pasdite kishte rënë qetësia. Era e djegur varej mbi fshat. Një oficer lehu: “Kemi nevojë për 100 pjata me oriz dhe pulë me kërri, na i sillni”.

Kafshëria e ushtarëve e tronditi por nuk e skandalizoi Islamin, 60-vjeçarin që ishte ndihmës i kryetarit të fshatit. Ai dikur ishte një prej tyre.

Një ish-ushtar dhe budist që u bë musliman pasi ra në dashuri me një grua rohingia, Islami është një rast i rrallë në kampet e përhapura të refugjatëve në Bangladesh, që tani strehojnë pothuajse 1 milion njerëz.

Ndërsa gruaja dhe pesë fëmijët e tij u larguan nga Mianmari së bashku me fqinjët e tyre, Islami thotë se ai u ndalua me javë të tëra në pjesën Rakhine të fshatit, ku oficerët u përpoqën ta konvertonin sërish në budizëm. Ai ishte dërguar atje përpara dhunës së raportuar vitin e kaluar në fshat, dhe u bë dëshmitar i organizimit të masakrës.

“Uff, pashë gjithçka”, thotë Islami, ndërsa lëviz krahët muskulozë me tatuazhe. “Nuk mund të bëja asgjë, përveçse të shihja”.

Historia e tij, e vërtetuar nga disa banorë të tjerë Rohingia të fshatit Tula Toli të cilët u intervistuan ndarazi, hedh dritë mbi një prej episodeve më të rënda të asaj që OKB dhe liderët globalë e quajnë fushatë të spastrimit etnik.

Më shumë se 650,000 muslimanë rohingia, anëtarë të një pakice prej shumë kohësh në persekutim, në Mianmar, janë larguar drejt Bangladeshit që prej gushtit të kaluar. Ata thonë se ushtarët e Mianmarit, policia dhe milicitë budiste kryen ekzekutime masive, përdhunime në grup të grave dhe fëmijëve, dhe dogjën me qindra fshatra deri në themele, gjatë “operacioneve të pastrimit”, që me gjasa synonin militantët.

“Mjekët pa Kufij” besojnë se të paktën 6700 njerëz janë vrarë. Ndërsa lista e hartuar nga vetë banorët e vlerëson bilancin e vdekjeve në Tula Toli në 1179 persona.

Javën e kaluar,  “Associated Press” raportoi se kishte gjetur prova për pesë varre masive në fshatin e Gu Dar Pyin. Dy gazetarë të “Reuters” të cilët po hetonin një tjetër varr masiv, tashmë janë nën gjykim për nxjerrje sekreti.

Ushtria e Mianmarit dhe komandanti i saj, Min Aung Hlaing, thonë se akuzat janë “fabrikime” edhe pse ka pranuar ekzekutimin e 10 burrave rohingia në një fshat tjetër dhe varrosjen e tyre në një gropë të përbashkët. Ndërsa për rastin e Tula Toli nuk ka asnjë koment.

Ndërkaq, Mianmari dhe Bangladeshi kanë nënshkruar marrëveshjen për kthimin pas të refugjatëve, por pak prej tyre duan të kthehen, duke thënë se do përballen me persekutim të mëtejshëm.

Islami, i cili ka kaluar më shumë se një dekadë në rolin e ushtarit, kryesisht në shtetin Rakhine, e kupton mirë këtë frikë.

“Në mendjen e tyre, ata, ushtarët duan t’i zhdukin muslimanët”, thotë ai.

Pasi la ushtrinë në vitin 1983, ai u vendos në Rakhine, ku u martua me një grua budiste nga Tula Toli. Rohingiat jetonin pranë brigjeve të lumit, ndërsa budistët në toka më të ngritura. Por shpesh ata punonin së bashku, në ferma dhe peshkim.

Islami nisi të kishte biseda me një grua rohingia e cila punonte shërbyese në shtëpinë e tij. Ajo ishte e guximshme dhe e zonja, por Islami vinte re shtypjen e madhe me të cilën përballeshin njerëzit e saj. Ata duhej të merrnin leje për t’u martuar apo për të udhëtuar. Ushtarët i ngacmonin shpesh për dokumentet dhe i kërcënonin për të marrë rryshfet.

Në vitin 2008, ai u divorcua nga gruaja e parë dhe u martua me Marbiyar dhe u konvertua në Islam, një veprim ky që ai thotë se nuk ndodhi vetëm për hir të saj.

Ata u zhvendosën në pjesën Rohingia të fshatit dhe patën katër djem dhe një vajzë. I arsimuar dhe i sjellshëm, Islami respektohej në fshat dhe ndihmonte rohingiat me mbushjen e formularëve në gjuhën burmeze.

Pasi nisën sulmet në gusht të 2017-ës, sipas dëshmitarëve, një grup banorësh burmezë e morën atë dhe e çuan në lagjen e tyre. Banorët thonë se një kryeplak u garantoi sigurinë dhe u that ë mblidheshin pranë lumit nëse vinin ushtarët. “Ndoshta ata luanin lojëra edhe me fshatarët”, thotë Islami.

Kur tregon ngjarjet e sulmit në fshat, gruaja e Islamit, Marbiyar thotë se ndjehet keq. Ajo dhe fëmijët ia dolën të arratisën përtej lumit deri në fshatin fqinj, por shumë rohingia mbetën të bllokuar ndërsa ushtarët dhe budistët afroheshin me thika.

Sipas të mbijetuarve, të intervistuar nga “The Guardian”, gratë u detyruan të qëndronin në breg të lumit e të shihnin sesi vriteshin, burrat, djemtë dhe baballarët e tyre. Më pas shtëpive iu vu zjarri.

Në kodër, në një kamp ushtarak, Islam thotë se e dinte se çfarë po ndodhte. “Në fillim, nuk mund të shihja gjë, mirëpo dëgjova tingujt e plumbave dhe të qarat. Pastaj pashë zjarrin dhe tymin”.

Oficerët e lartë urdhëruan që trupat të mos hidheshin në lumë, por të digjeshin. Detyra iu ngarkua budistëve lokalë. “Nëse dikush nuk është dakord, do të qëllohet”, tha oficeri.

Ushtarët plaçkitën pjesën e mbetur të fshatit dhe morën gjithçka. Ata porositën për të ngrënë, ndërsa aty nuk mund të rrihej nga era e trupave të djegur.

Pasi e rrahën dhe u përpoqën të hiqte dorë nga besimi, ai ia doli një natë të arratisej kur rojet ishin të dehur. Bëri rrugën deri në Bangladesh, ku e priste familja.

“Humba ndjenjat kur e pashë në fillim”, tregon Marbiyar me një buzëqeshje, “Ne menduam se kishte vdekur”.

Ata kishin diçka në fshatin e tyre, ndërsa tani nuk dinë as se ku të shkojnë. Si ish-budist, Islami ka dokumentet e duhura për të jetuar në Mianmar. Por, ai e ka lënë pas atë jetë, në favor të një gjendje pashtetësie dhe azili me familjen e tij. Nuk ka pishmane.

“Unë kisha liri në Mianmar. Mund të shkoja e të vizitoja çdo qoshe”, thotë ai. “Por nuk e dua këtë, për shkak se gruaja dhe fëmijët e mi janë këtu. Ata po qajnë dhe Zoti nuk do të lërë t’i braktis”.

Përgatiti: Juli Prifti – /tesheshi.com/

Related Posts

Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje
Bota & Rajoni

Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

07/07/2025
Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid
Kryesore

Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

07/07/2025
A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?
Analizë

A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?

07/07/2025
Next Post
Ademi gjen në tren çantën e mbushur plotë me para, ia kthen pronares në Australi

Ademi gjen në tren çantën e mbushur plotë me para, ia kthen pronares në Australi

Erdogan pritet në Vatikan nga Papa Françesku

Erdogan pritet në Vatikan nga Papa Françesku

S’ka konsensus për Demarkacionin, projektligji nuk dërgohet në seancë

S’ka konsensus për Demarkacionin, projektligji nuk dërgohet në seancë

TË FUNDIT

  • Të fundit
Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

07/07/2025
Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

07/07/2025
Mesazhet: një Athinë ndryshe nga Korça

Mesazhet: një Athinë ndryshe nga Korça

07/07/2025
A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?

A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?

07/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni