Gati 23 milion maska mbrojtëse në Bashkimin Evropian kanë rezultuar me defekt në mes të shtatorit, konfirmoi Komisioni Evropian.
Komisioneri i Drejtësisë Didier Reynders, në emër të Komisionit Evropian, informoi eurodeputetin kroat Tomislav Sokol se masat e raportuara në sistemin e sigurisë RAPEX – një sistem alarmi i shpejtë për produkte të rrezikshme jo-ushqimore – në lidhje me maskat mbrojtëse në mes të shtatorit 2020, përfshinin rreth 23 milion artikuj, dmth se 23 milion maska ishin shënuar si të dëmtuara, u njoftua të martën nga Zyra e Marrëdhënieve me Publikun e EPP.
Si anëtar i Komitetit për Tregun e Brendshëm dhe Mbrojtjen e Konsumatorit, Sokol i dërgoi një kërkesë Komisionit Evropian për një vlerësim të situatës në fillim të verës, duke paralajmëruar se më shumë se 7 milion maska defektive të përdorura si pajisje mbrojtëse në luftën kundër COVID-19 ishin identifikuar në Bashkimin Evropian.
Identifikimi i maskave me defekt u raportua nga madje 15 shtete anëtare. Këto 23 milion maska u shënuan si me defekte kryesisht për shkak të kapacitetit të pamjaftueshëm të filtrimit.
Sokol u bëri thirrje konsumatorëve të sigurohen që maskat të përmbushin standardet e sigurisë para se t’i blejnë ato. /tesheshi.com/