Partizani ka dalë sërish triumfues ndaj Tiranës në derbin e kryeqytetit, duke fituar 2-1.
Kjo ishte fitorja e radhës për të kuqtë, në një takim që nisi fillimisht me ballafaqimin e dhunshëm të tifozerive përkatëse deri në gjakosje, e kjo jo në shkallët e stadiumit(në “Selman Stërmasi”) por në fushë.
Tirana nuk fiton me Partizanin që në vitin 2014. Të kuqtë e kryeqytetit, pas një disa vitesh fundosje në kategorinë e dytë, vitet e fundit janë ngjitur sërish në elitë, ku ekipi është marrë nga Gaz Demi si president e Olsi Rama si drejtor klubi. /tesheshi.com/