Deputetja Rudina Hajdari ka befasuar me një deklaratë, duke thënë se dhe ajo e nëna e saj kanë qenë dikur prehë e dhunës.
Duke folur në parlament rreth rasteve të shtuara të dhunës në familje, në të cilat po e pësojnë gratë, disa herë dhe me jetë, Hajdari tha se e kishtë pësuar dikur dhe vetë ajo dhe e ëma, pa e specifikuar se nga kush.
:Deklaroj para jush se edhe unë kam qënë pre dhe viktimë e dhunës. Nuk flas për dhunë psikologjike, jemi të gjithë viktima të këtij fenomeni edhe nëna ime kur jetonte në komunizëm edhe unë por fëmija im nuk duhet të jetë më viktimë e dhunës”, tha Hajdari.
Kjo deklaratë e saj nuk mund të jetë diçka e zakonshme dhe thjesht patetike, pasi ajo është e bija e Azem Hajdarit, e në këtë kontekst të apelit të saj është dhuna e burrave ndaj grave.
Ajo tha më pas se i kishte shpëtuar kësaj dhune duke ikur në Amerikë, gjë që e bën më të turbullut atë çfarë ka dashur të denoncojë, pasi koha e ikjes së së në SHBA korrespondon me të qënit “i ikur” i babait të saj nga kjo botë. /tesheshi.com/