Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

    Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

    Anëtarët e NATO-s me shërbim të detyrueshëm ushtarak?

    Anëtarët e NATO-s me shërbim të detyrueshëm ushtarak?

    Debat mbi nikabin në vendin me shumicë muslimane

    Debat mbi nikabin në vendin me shumicë muslimane

    Reagimi i parë i Trump-it për partinë e re nga Musk

    Reagimi i parë i Trump-it për partinë e re nga Musk

    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

    Nga Turqia, mesazh Greqisë për F-35

    Nga Turqia, mesazh Greqisë për F-35

    Fëmijët e djeshëm të Srebrenicës, si të Gazës sot: të vrarë pa asnjë faj!

    Fëmijët e djeshëm të Srebrenicës, si të Gazës sot: të vrarë pa asnjë faj!

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Deputetja e AAK-së, Teuta Haxhiu: Unë, një nënë dhe një edukatore gjeneratash që përfundova në burg

by te Sheshi
20/01/2016
in Intervista, Kryesore, Politikë
Reading Time: 6 mins read
A A
Deputetja e AAK-së, Teuta Haxhiu: Unë, një nënë dhe një edukatore gjeneratash që përfundova në burg

Më 14 dhjetor të vitit të kaluar u arrestua pasi ndihmoi kolegët opozitar në futjen e gazit lotsjellës në Kuvend. Thotë se asnjëherë nuk ka menduar se do të arrestohet nga policia e shtetit të saj, derisa nuk e përjashton munësinë që në seancat e radhës të hedh gaz lotsjellës për t’i qëndruar besnike kauzës së opozitës. Kjo është deputetja gjakovare Teuta Haxhiu e cila i është përkushtuar tërësisht politikës pas 25 viteve pune në arsim.

Deputetja e AAK-së akuzon qeverinë aktuale se nuk po arrin të ngrejë cilësinë në arsim, derisa shton se kjo është bazë e pazëvendësueshme e zhvillimit të një shoqërie.

Thumbon poashtu kryetaren e Gjakovës, Mimoza Kusari-Lilën, derisa flet edhe për krizën politike, Gjykatën Speciale, çështjen e zgjedhjes së presidentit e çështje të tjera.

Intervistoi: Blendi Gashi

Keni punuar mbi 20 vite si mësimdhënëse. Sot jeni e zgjedhur e popullit. Si është gjendja në arsimin e Kosovës ?

Janë bërë 25 vjet pune në arsim. Sivjetështë viti i parë që nuk jam e angazhuar në procesin edukativo-arsimor për arsye të angazhimeve politike në Kuvendin e Kosovës. Për faktin se në këtë mandat jam e angazhuar në dy komisione kuvendare funksionale.

Për fatin tonë jo të mirë edhe pas 16 viteve nga përfundimi i luftës dhe 8 vjet pas pavarësisë së Kosovës, arsimi nuk është në nivelin e duhur, në vendin e tij meritor dhe në lartësinë ku do të dëshironim të gjithë të ishte. Konkretisht mendoj se cilësia në arsim është zbehur shumë, sidomos nga ndërhyrjet politike pothuajse në të gjitha nivelet.

P.sh., zgjedhja e drejtorëve të shkollave nga kryetarët e komunave përbën ndërhyrje politike dhe si e tillë e dëmton rëndë procesin edukativo-arsimor. Pastaj miliona euro janë investuar në trajnimet e mësimdhënësve duke shpenzuar mund dhe humbur kohë duke i ndjekur ato, ndërkaq asnjëherë nuk është bërë një analizë e përpiktë për rezultatet dhe të arriturat nga këto trajnime në punën e mësimdhënësve.

Gjithashtu, dukuri jo e mirë janë ndërhyrjet politike edhe në institucionin e arsimit të lartë. Përderisa kemi një institucion siç është Agjensioni për Akreditimin e Arsimit të Lartë  në krye të të cilit kanë qenë  njerëz nën hetime, si mund të pritet të ketë mbarëvajtje dhe ngritje të cilësisë në sitemin arsimor.

Përfundimisht mendoj se arsimit në Kosovë i duhet një pavarësi e plotë e udhëhequr nga njerëz të ndershëm e kredibil, profesional dhe llogaridhënës.

Sa ka punuar qeveria aktuale në përmirësimin e cilësisë në arsim?

Mendoj se kjo qeveri nuk është asgjë tjetër veçse vazhdimëvsi e qeverive të kaluara gati në të gjitha fushat ku ngecjet  janë bërë dukuri ndërsa aq që bëhet fjalë për zhvillim dhe avancim të procesit edukativo arsimor. E them me keqardhje se kjo qeveri nuk ka arritur asnjëherë të përmirësojë cilësinë në arsim në mënyrë që të kemi së paku indikacionet e para në këtë drejtim.

Pra arsimin nuk e ka vendosur asnjëherë në proritetet kryesore gjë të cilën natyrisht duhej ta bënte pa asnjë hezitim sepse të gjthë jemi të vetëdijshëm se pa ngritjen e cilësisë në arsim as që mund të pretendojmë zhvillim të metejm, jo vetëm të arsimit por edhe ngecje të shoqërisë në të gjithë sektorët.

Kultivimi dhe ngritja e cilësisë në arsim janë bazë e pazëvendësueshme e zhvillimit të një shoqërie. Këtë duhet ta kemi të qartë të gjithë ndaj përpjekjet tona në këtë drejtim nuk duhet të reshtin asnjëherë.Vetëm me një arsimim të përparuar do të kemi shtet dhe shoqëri të shëndoshë.

Jeni nga Gjakova. Si po qeveriset qyteti juaj nga kryetarja Mimoza Kusari-Lila?

Mendoj se pritjet e qytetarëve të komunës së Gjakovës kanë qenë shumë më të mëdha, në raport me premtimet e shumta e pa asnjë mbulesë të kryetares Kusari- Lila. Pothuajse në të gjitha fushat, sidomos në atë të zhvillmit ekonomik, degë në të cilën është thirrur vazhdimisht duke premtuar madje edhe krijimin e mijra vendeve të punës e të cilat nuk ndodhen asnjëherë. Edhe në arsim nuk kemi asnjë përparim, përkundrazi ka pasur ngecje të theksuara. Nuk është bërë pothuajse asnjë investim në infrastrukturën arsimore aq të domosdoshme nëpër shkollat tona, sidomos në zonat rurale.

Si deputete, cilat tema keni ngritur më shumë në Kuvend, qoftë në interpelanca apo pyetje parlamnetare, sa kanë ndikuar në përmirësim të jetës së qytetarëve?

Problemet në arsim, shëndetësi, mirëqenie sociale, kulturë, problemet rreth papunësisë, sidomos për armatën e të rinjëve në Kosovë, migrimin si rezulatat i humbjes së shpresës për njerëzit e këtij vendi për të jetuar në vendin e tyre  dhe domosdoja e një qasje tjetër të qeverisë pa asnjë vizion kanë qenë  ndër temat të cilat vazhdimisht i kam ngritur në Kuvendin e Kosovës, duke qenë zë besnik i atyre që më besuan përfaqësimin e tyre në Institucionin më të lartë të vendit.

Pra besoj se të pakta janë ato tema e ato shqetësime të qytetarëve të cilat nuk i kam ngritur në Kuvend sa herë që më është dhën mundësia. Të njëtën do ta bëj edhe në vijim për aq kohë sa do të jem në këtë pozicion sepse edhe ashtu jam tepër e mishëruar, me hallet dhe përditshmërinë e elektoratit që përfaqësoj.

Në muajin dhjetor u arrestuat. A keni menduar ndonjëherë se do të prangoseni nga policia e shtetit dhe si jeni ndjerë në atë moment?

Sinqerisht e them me ndershmërinë më të lartë se asnjëherë nuk më ka vajtur mendja se diçka e tillë do të më ndodhë, aq më tepër, kurrë nuk e kam menduar se mund të përballem me një situatë të tillë i një nënë dhe një edukatore e gjeneratave të tëra, e krejt në fund si përfaqësuese e mijëra bashkëqytetarëve të mi. Natyrisht asnjëherë nuk jam ndier më keq, për më tepër jam ndjerë e fyer nga njerëz injorant që sot janë mbi ligjin. Por “marrja nuk hap varrë” thotë populli. Mirëpo unë jam shumë e sigurtë se koha do të bëj dallimin. Ata që prodhojnë skena kaq të turpshme, një ditë me turp do të shkojnë.

Opozita ka paraljamëruar se do të vazhdojë bllokimin e Kuvendit. A do të hidhni gaz lotsjellës nëse këtë gjë e kërkon nga ju opozita e bashkuar?

Natyrisht, do t’i qëndroj besnike kauzës së opozitës në çfarëdo rrethane.

Deri më tani nuk shihet se po shkohet drejt një zgjidhjeje. Nëse vazhdohet situata të jetë në pikën aktuale, a mund të ndodh që përfundimisht ndërkombëtarët të ndërhyjnë për ta tejkaluar krizën politike?

Unë mendoj se nuk është e nevojshme ndërhyrja e ndërkombëtarëve dhe kjo për një arsye kaq të thjeshtë. Pas vendimit të fundit të Kushtetueses, Qeveria duhet të jap dorëheqje, pasi që brenda një aktvendimi 23 herë i ka shkelur parimet kushtetuese dhe si e tillë madje është edhe përgjegjëse për këtë mashtrim të madhe të cilin populli nuk do ia fal asnjëherë. Ne duhet të mësohemi të reflektojmë edhe atëherë kur gabojmë, sidomos kur  këto gabime janë me pasoja fatale për vendin dhe shoqërinë. Janë ca parime të cilat nuk duhet shkelur asnjëherë.

Nëse zgjedhjet mbahen sivjet, a është AAK e gatshme dhe a do të hynë në listë të përbashkët me VV-në dhe NISMA-n?

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës është çdo herë e gatshme për zgjedhje, sidomos kur ato janë e vetmja mundësi dhe shpresë për qytetarët.

Sa i përket Listës së përbashkët, konsideroj që strukturat më të larta të Aleancës do të vendosin për veprimet e mëtejme.

Gjykata Speciale pritet të vihet në aksion këtë vit, tashmë e konfirmuar kjo. Ju në Kuvend keni thënë se rrënon të ardhmen e vendit. Pse mendoni kështu?

E kam thënë në Kuvend dhe të njëjtin mendim e ndaj edhe tani. Themelimi i Gjykatës Speciale është në dëm të proceseve në Kosovë.

Pse është dashur të themelohet kjo gjykatë pas Tribunalit të Hagës?! Janë një mijë e një arsye që e dëshmojnë këtë, pavarësisht apetiteve të shfrenuara të Serbisë  edhe pas gati dy dekadave nga përfundimi i luftës, që në fakt shënoi edhe fundin e barbarisë serbe mbi popullin e pafajshëm shqiptarë.

Nuk mund të ketë dy agresorë apo dy viktima njëkohësisht në një luftë të pabarabartë. Asnjëherë. Ndryshe si mund të shpjegohet sot, nesër e përgjithmonë ndërhyrja e NATO-s ndaj asaj makinerie vrastare.

Temë tjetër e nxhetë është edhe çështja e presidentit. Jeni që Jahjaga të zgjidhet edhe një mandate në krye të Presidencës apo Thaçi?

Absolutisht, asnjëri!

Presidenti i Kosovës duhet të jetë person me kredibilitet të lartë i cili para se gjithash duhet të jetë faktor unifikues, të ketë  dije e vizion.

Presidenti i ardhshëm i Kosovës duhet ta ketë të kultivuar mbi të gjitha ndjenjën e përgjegjësisë, këtij virtyti kaq të nevojshëm në Kosovë.

Hashim Thaçi nuk është njëri ndër ta, në asnjë rrethanë, përkundrazi është njeriu “kreator” i kësaj gjendje në Kosovës.

/tesheshi.com/

Related Posts

A mund dot Europa ta ndalë Rusinë thjesht me më shumë para për mbrojtjen?
Analizë

A mund dot Europa ta ndalë Rusinë thjesht me më shumë para për mbrojtjen?

07/07/2025
Erdogan, sërish në timon
Politikë

Erdogan, sërish në timon

06/07/2025
Si lidhen sulmet izraelite ndaj Iranit me krizën e mbrojtjes ukrainase
Gjeopolitikë

Si lidhen sulmet izraelite ndaj Iranit me krizën e mbrojtjes ukrainase

06/07/2025
Next Post
Maqedoni: LSDM-ja bojkoton kuvendin, por nuk e shpjegon pse

Maqedoni: LSDM-ja bojkoton kuvendin, por nuk e shpjegon pse

Tepër të veçanta: dritaret më të mëdha në botë (foto)

Tepër të veçanta: dritaret më të mëdha në botë (foto)

Kolegët i bëjnë nderimin e fundit gazetarit Agron Bala

Kolegët i bëjnë nderimin e fundit gazetarit Agron Bala

TË FUNDIT

  • Të fundit
Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

07/07/2025
A mund dot Europa ta ndalë Rusinë thjesht me më shumë para për mbrojtjen?

A mund dot Europa ta ndalë Rusinë thjesht me më shumë para për mbrojtjen?

07/07/2025
Trump njofton marrëveshjen me Hamasin: “Ka një shans…”

Trump njofton marrëveshjen me Hamasin: “Ka një shans…”

07/07/2025
Të dalët feje: Papa i ri, në vijim i paraardhësit të tij

Të dalët feje: Papa i ri, në vijim i paraardhësit të tij

07/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni