Deputeti i NISMA-s, Milaim Zeka e ka marrë vajzën e tij të vogël, në seancën e Kuvendit të Kosovës.
Ai pasi hynë në sallën plenare dhe nënshkruhet shkon me vajzën tek ulësja e tij ku shihet duke i dhënë ujë, ndërsa deputeti i PDK-së Nait Hasani i pari e përshëndet vogëlushen, pasta Ahmeti Isufi i AAK-së e të tjerë.
Një praktikë e tillë është parë edhe në parlamentin e Australisë, kur senatorja e Queensland, Larissa Waters, e kishte marrë me vete vajzën e saj dymuajshe në Parlament.
Siç duket Zeka e ka kopjuar senatoren në fjalë dhe me veprimin e bërë ka dashur të jetë në qendër të vëmendjen gjë që ja ka arritur. /tesheshi.com/