Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Shpejtim Bulliqi, ka thënë se partia e tij po shkon drejt vetëshkatërrimit dhe rrugës së autokracisë klanore. Këto parashikime për LDK-në Bulliqi i ka dhënë duke komentuar veprimet e zyrtarëve të LDK-së, të cilët e përjashtuan dhe e larguan zvarrë Donika Gërvallën nga mbledhja e fundit e Këshillit të Përgjithshëm.
“Pamjet e turpshme që pamë para dyerve ku mbahej tubimi i Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, na e përkujtuan një periudhe jo të largët, të një diktature totalitare që vepronin njëjtë, si sot më Donika Gërvallën ndaj mendimit dhe fjalës së lire. Një lidership i tillë mosduruesë dhe jo tolerant ndaj fjalës se lirë dhe mendimit ndryshe të anëtarëve të vetë si dhe injorant dhe mosbesues në profesionalizmin dhe ekspertizën e njerëzve të vete është i prire drejtë vetëshkatërrimit dhe tkurrjes dhe rrugës drejt autokracisë klanore”, ka shkruar në Facebook Bulliqi. /tesheshi.com/