Kryesuesi i listës së kandidatëve për deputet të PD-së në qarkun e Vlorës, Agron Shehaj, përmes një komenti në rrjetet sociale ka ironizuar Majlinda Bregun dhe Astrit Patozin, të dy kritikë dhe kundërshtarë të Lulzim Bashës.
“Obobo Rama mori Majlinda Bregun , urojmë që shumë shpejt të na marrë dhe Patozin!”, shkruan deputeti i listës Basha në rrjetin social.
Duket se biznesmeni që u përfshi në listat e sigurta të kandidatëve për deputet të PD ka marrë të mirëqënë një lajm, sipas të cilit Majlinda Bregu mund të jetë një nga ministret në qeverinë “Rama 2”. /tesheshi.com/