Kreu i grupit parlamentar të PS, deputeti Taulant Balla, ka kallëzuar penalisht kreun demokrat Bashën, por duke i bashkangjitur kallzimit dhe gazetarin Basir Çollakun e oficerin e policisë, Emiliano Nuhun. Sipas Ballës, të tre këta kanë bërë “kallëzim të rremë” dhe “fyerje”.
Sipas Ballës, është tërësisht një sajesë e ulët ajo që është thënë për të në denoncimin e oficerit të Komisariatit të Fushë Krujës, se ai është ndodhur në zyrë kur i është vënë pistoleta në kokë nga vëllai i deputetit Rahman Rrahja.
Ndërkohë, Balla dhe një tjetër çështje të hapur me kreun demokrat, atë për çështjen “Toyota”. /tesheshi.com/