Kuvendi i Kosovës nuk u mblodh në orën 20:00 si u paralajmërua pas pamundësimit me hedhje gazi lotsjellës e bllokim nga opozita të fillimit të seancës plenare që ishte ftuar për në orën 16:00. Në sallën e seancave janë vetëm deputetët e opozitës, për të pamundësuar seancën edhe në orët e natës në vazhdim, e që sipas disa njoftimeve të fundit mund të nisë në orën 22:00.
Është hera e tretë e pamundësimit të seancave plenare të Kuvendit me hedhje gazi lotsjellës.
Kuvendi Kosovar, ka më shumë se një muaj nga fillimi i sesionhit vjeshtor, nuk ka arritur të përfundojë asnjë nga seancat plenare të ndërprera nga opozita edhe me hedhje gazi lotsjellës e të vezëve, me “rrethime” të foltores e kryesuesit, mes fërshëllimash e fjalorit të ashpër.
/tesheshi.com/