Kryeministri Haradinaj, ngjashëm si kryeparlamentari Veseli, ka treguar irritimin e tij mbi ndalimin e më pas deportimin e 6 shtetasve turq, pjesë e stafit të kolegjit “Mehmet Akif Ersoy” në Kosovë, të kërkuar nga Ankaraja si të implikuar me organizatën FETO e shpallur si “terroriste”.
“Sot përmes një operacioni të ndërmarrë nga AKI në bashkëpunim me Policine e Kosovës janë ndaluar dhe deportuar 6 qytetarë turq. Ka disa elemente që e bëjnë të paqartë këtë operacion deri te urgjenca e deportimit.
Si Kryeministër i Kosovës, duke mos qenë i informuar nga asnjë institucion vendor për ndalimin dhe deportimin e tyre, do të veproj në përputhje me përgjegjësitë kushtetuese dhe ligjore lidhur me këtë veprim dhe paqartësitë rreth këtij veprimi”, shprehet Haradinaj gjatë një statusi në FB. /tesheshi.com/